Film

Morgan Freeman e Tommy Lee Jones në komedi

morgan-freeman-tommy-lee-jones

Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones do të bashkohen për projektin e parë filmik të regjisorit Ron Shelton që nga Hollywood Homicide i vitit 2003. Projekti i radhës është komedia Villa Capri.

Shelton do të bëj edhe skenarin e filmit që ndjek një agjent të pensionuar të FBI-së dhe një ish-avokat të mafisë në program të dëshmitarit të mbrojtur.

Filmi përshkruhet si një lloj i Midnight Run, derisa akoma nuk ka detaje tjera. Ndërkohë Freeman vjen në filmin Now You See Me 2 me 8 korrik dhe Ben-Hur në gusht, derisa Tommy Lee Jones është i angazhuar në filmin e radhës për filmin Jason Bourne, në kinema me datë 29 korrik.