Filma Recensime Filmash

Me and Earl and the Dying Girl

Përceptimi i jetës t’nji adoleshenti fillon t’ndryshoj n’momentin që lidh shoqëri t’ngushtë me nji vajzë e cila diagnostifikohet me leukemi.

asdfMe and Earl and the Dying Girl është nji shembull përfekt përse jeta është kaq e çmuar. Nji film që tregon për t’gjitha gjërat e bukura e t’mrekullueshme që ofron jeta, e që duhet t’i shfrytëzojmë për aq kohë sa i kemi mundësitë. Me trajtu kancerin e vdekjen në nji film është shumë e vështirë por jo aq e vështirë sa me i rrëfy këto tema kaq t’ndishme në nji mënyrë po them gazmore e ndoshta edhe t’çuditshme, siç ka bo ky film dhe me bindje t’plotë them se është një prej suprizav ma t’bukura t’këtij viti, pasi që realisht ka tejkalu pritshmëritë pikërisht përmes mënyrës shumë unike që i përcjell te publiku këto tema mjaft t’ndishme e delikate, duke thy ma n’fund ato klishetë që kanë shfaq filmat e fundit n’lidhje me këtë çështje. Përveç kësaj teme ky film shtjellon edhe t’gjitha emocionet e problemet që përjetojnë adoleshentët gjatë formimit t’tyne.

Film me balanc përfekt t’dramës me komedi, me skenar t’zgjut dhe me rrëfim t’sinqert, me nji kast shumë t’përshtatshëm e me nji narracion që e bënë filmin hala ma t’veçantë. Çka vlenë m’u cekë se ajo që i’a ka rritë ndjeshëm vlerën filmit është kinematografia që është shumë elegante dhe me shumë stil, e që është njëra prej kinematografive ma t’mira që kom pa këtë vit. Film që n’përdorimin e kamerav m’ka përngja n’stil t’Wes Anderson.

 

_______________

Mervan Gashi