Seriale

Mbretëresha e Vikings në Mist

alyssa sutherland

Aktorja Alyssa Sutherland, e njohur për rolin e mbretëreshës tek Vikings ka siguruar rol në adaptimin e novelës klasike të Stephen King, The Mist.

Novela do të adaptohet nga kanali Spike, derisa produksioni nis këtë verë me premierën në vitin 2017. The Mist rrëfen tregimin e një mjegulle që arrin në një qytet të vogël duke ngujuar banorët në një realitet të tmerrshëm që sfidon kufijtë e humanizmit tek ta.

Alyssa Sutherland do të luaj rolin e Eve Cunningham, një nënë dhe grua e cila lufton për të mbrojtur të bijën nga rreziqe të panjohura që vijnë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda mjegullës.

Frances Conroy nga American Horror Story më parë ishte rekrutuar në serial si Nathalie, një martire ekologjike e kohëve moderne.

Më parë Alyssa Sutherland është shfaqur në episode të serialeve Law & Order: SVU dhe Huge.