Filma

Marsi i Tarantinos – ‘Pulp Fiction’

Në rubrikën regjisori i muajit, këtë javë anëtarët e MMA-s kanë përzgjedhur filmin, ndoshta më të mirin të Quentin Tarantinos, ‘Pulp Fiction’.

Për filmin të renduar në pozitën pesë në listën e IMDB-së, Top 250, maniakët kanë këto fjalë:

‘Përzierja shumë efektive e humorit dhe dhunës, ngjarja e cila nuk ndjek një vijë të posaçme kronologjike dhe koha që i ndahet secilit personazh duke na mundësuar t’i njohim karakteret e tyre të cilët në mos qofshin për t’u admiruar (nga ana morale) padyshim që janë të paharrueshëm.’ – Bardha Çerkini

“Tarantino edhe këtë film e fillon ne një kafiteri, dhe kjo skene i shërben edhe si skene mbyllëse e filmit. Struktura e filmit është e ndryshme nga filmi i tij i parë. Tarantino vendos qe filmin ta tregoj ne mënyrë jo

kronologjike, diçka t‘cilën Tarantino duket sikur e ka pas ne plan qysh para xhirimeve, duke marre parasysh faktin se sa bukur janë te lidhura dialogët mes veti. E kjo mënyrë e shtjellimit te ngjarjes duket se inspiroi edhe filma te tjerë si The Usual Suspects, e Memento. Jo qe këta e kanë kopjuar, po kanë qene në dijeni për kënaqësinë që ofron kjo mënyrë e të treguarit te storjes. Aq dialogë të mirë e t’kënaqshme ka Pulp Ficion, sa nuk besoj qe do ishe mërzit edhe nëse i kishe dëgju ne një audio kasete. Është film briliant. Ngjarja sillet rreth nje valixheje, dhe n’fund nuk tregohet se çka përmbante. PSE? Sepse regjisoret e mëdhenj nuk merren me detaje te tilla, qe nuk ja humbin esencën filmit.” – Artan Ramadani

“Pulp Fiction padyshim mbetet njeri nder filmat me te mire te njërit prej regjisoreve me kreativ: Quentin Tarantino. Ky film na mahnit qe nga fillimi e deri ne fund si dhe kasta e aktoreve te mbledhur ne këtë film është njëra prej me te mirave ndonjëherë duke filluar nga: Bruce Willis, Samuel L. Jackson, John Travolta, Uma Thurman, Harvey Keitel, Tim Roth dhe Christopher Walken. Për këtë lloj te filmit dialogu është me shume humor çka edhe mendoj qe e ka bere filmin edhe me te suksesshëm. Me plot meritë konsiderohet si njeri nder filmat me te mire te viteve te 90-ta dhe patjetër meriton te shikohet nëse nuk e keni pare.” – Kaltrina Hajrizi

“Pulp Fiction është filmi i cili me se miri e ilustron stilin e veçantë të Tarantinos. Personazhe të pa harrushme, dialog te mençur dhe stil regjisorial me ndryshe nga filmat e zakonshëm amerikan.

Sot Pulp Fiction e ka statusin e filmit “kult” dhe vazhdon të jetë shembull për kinematografinë e pavarur anekënd botës.” – Migjen Fazliu

“Ky film ka me shumë se vullgaritet dhe aksion. Është klasik për vitet 70ta dhe stili i kamerës, aktrimit dhe muzikës është mahnitës. Pasioni për dashuri, sex dhe lufte vjen paralel me shumë të papritura dhe humor.” – Anita Morina