Kuzhina

Maniakë t’kuzhinës përgatisin drekë për shpinë e pleqve.

Në grupin Maniakë t’kuzhinës në Facebook u shfaq ideja nga Saranda Rexha për të përgatitur një drekë për shpinë e pleqve. Kjo ide u përkrah më shumë entuziazëm nga anëtarët e grupit dhe të rinjtë e kryeqytetit!

Për këtë ngjarje, interesim e përkrahje i dhanë edhe mediat lokale si Televizionet, Radiot e ashtu edhe portalet online.

Në shpinë e pleqve aktualisht janë 91 rezidentë për të cilët vullnetarët kanë përgatitur nga diçka për të gjithë.

Ushqimet e përgatitura nga vullnetarët ishin ushqime tradicionale të cilat këtyre pleqve nuk iu shërbehen në këtë institucion.
Disa nga ushqimet e përgatitura kane qene Flija, Leqenik, Kifle, Krofne, Bombica etj.

Vizita dhe ushqimet e servuara janë pritur shume mirë nga banorët e këtij institucioni, ata kanë falënderuar vullnetarët dhe kanë shpreh gëzimin dhe emocionet e tyre.

Ky ishte organizimi i parë i këtij lloji nga ky grup, por nuk do te jete i fundit, te hënën mblidhen vullnetarët për te diskutuar sfidat e këtij organizimi dhe planifikimin për organizimin e radhës.

Egzon Bunjaku në Sytë 7, Klan Kosova

Drekë për shpinë e pleqve, Tribuna Channel

Zana Fetiu – Shtëpia e pleqve

Egzon Bunjaku në Radar, Radio Dukagjini

Lista e ushqimeve

Pulë dhe long, Gurabia, Princes krofne, Leqenik, Kifle, 100 Euro, Fli, Mantia dhe Sheqerpare, Bombica, Bombica me kokos, Embelsire, Keksa & Reqel, Samuna, Eklera, Keksa, Krofne dhe Speca me Long, Tahini etj.

Fotografite

Shkrimet në Portalet

Klan Kosova
Indeks Online
Ripost

Na u bashkangjitni ne grup!

Maniakë t’Kuzhinës

Faleminderit të gjithëve që kontribuan dhe në realizimin e këtij aktiviteti, besojmë se do të kemi aktivitete të tilla përsëri :-).
Saranda Rexha & Maniakat

One Comment

Comments are closed.