Intervista

Maniakat për vitin e ri

T’dashtun maniaka,

Të 78392 prej juve, së pari ju falënderojmë që jeni pjesë e komunitetit dhe para se të ju urojmë një vit të suksesshëm, të katërtin që po nisim së bashku, donim të ndanim disa nga ngjarjet që kanë shënuar këtë vit në komunitetin tonë.

Numri i maniakave është rritur për 2.3 herë, një fakt që pos na gëzon dhe na bën krenar me punën që po e bëjmë të gjithë, na jep përgjegjësi ndaj të gjithëve. Padyshim që Maniakë t’Kuzhinës që është hap këtë vit ka arrit një popullaritet tepër të madh duke u shndërruar në destinacionin kryesor për këtë pjesë të jetës sonë të përditshme. Tani duke rrezikuar të kaloj grupin e parë të Maniakave, atë t’Filmave. Maniakë t’rap&hip-hop, t’leximit, e t’kerreve, janë grupe që kanë lindur e janë rritur me nxitim këtë vit.

Grupet (http://maniakat.com/grupet/) nuk kishin mundur të funksionin pa mirësjelljen e vet maniakave, kështu që një pjesë e madhe e meritës (jo Halili) për funksionimin e këtyre grupeve ju shkon vetëm maniakave që ndajnë idetë më të mira për argëtim ndërmjet vete duke komentuar për filma, seriale, programe, këngë, ushqime, libra, e çkado që na e bën jetën më të lumtur – që është edhe synimi kryesor i këtij komuniteti.

Duke lënë anash shifrat, falë ndihmës nga komuniteti, Maniakat në bashkëpunim me vullnetarë të ndryshëm kanë organizuar edhe aktivitet në ndihmë komuniteti. Maniakat në bashkëpunim me Saranda Rexhën, kemi organizuar aktivitete në shpërndarjen e ushqimeve për Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, dhe së fundmi dhurata për fëmijët prezent në klinikën e pediatrisë në QKUK. Aktiviteteve i janë përgjigjur edhe vullnetarë tjerë humanitar që kanë kontribuar së bashku me ne.

Mos te harrojmë edhe Movie Night ne kalanë e Vushtrrisë, mbështetur nga partnerët komercial. Ky është veç hapi i parë drejt ngjarjeve të tilla që planifikojmë të organizojmë në të ardhmen.

Ka qenë një vit me plotë sfida (BAN-a, shumica permanent), luftë kundër spoilerave, kundër robotëve/trollave, zhegut, mosLiberalizimit, korrupcionit, ilegalitetit, torrentave fake, ‘muzikës’ të Kallashit, etj.

Me urimin që n’mot mos me pas punë me kësi sfida (edhe që Leo t’fitoj Oskar!), ju falënderojmë që jeni pjesë e Maniakave dhe kontribuoni që çdokush nga ne, në fund të një dite të mërzitshme e të lodhshme, të gjej argëtim në filmin, këngën, serialin, stand-up videon, librin, që ia rekomandoni ju. Faleminderit dhe paçi shëndet e lumturi edhe në këtë vit që po nis,

Treshja administrative