TV

Maniakat për Emmy 2015

Vjeshtën e kaluar, pas krijimit të MMA – grupacion i ngushtë i maniakëve të pasionuar për filmin, ishte krijuar edhe TVMA. Për dallim nga e para, kjo e dyta përfshin 13 persona nga maniakë të serialeve. Këta së bashku kanë dhënë të preferuarit e tyre nga të nominuarit për shpërblimet më të mëdha në botën e televizionit Emmy. Shija e tyre ka qenë jashtëzakonisht e ndryshme, por asnjë kategori nuk ka qenë e pacaktuar, përkundër ngushtësisë shpesh edhe minimale në vota.

Komedia më e mirë është zgjedhur Modern Family, derisa aktorët më të mirë në rolet kryesore në komedi Will Forte e Amy Poehler. Edhe në dramë të tri kategoritë kryesore kanë shkuar për seriale të ndryshme – ‘Game of Thrones’ drama më e mirë, Kevin Spacey aktori më i mirë dhe Claire Danes aktorja më e mirë. Në rolet dytësore në aktrim, në komedi më të mirët në fund kanë qenë Ty Burrell e Mayim Bialik, derisa në dramë Jonathan Banks dhe Lena Headey.

Talk-show më i mirë është zgjedhur Jimmy Kimmel Live, seria e limituar – American Horror Story, derisa variety-sketch emisioni më i mirë Saturday Night Live.

Të gjithë që kanë votuar janë aktiv tek grupi Maniakë të Serialeve ku postojnë vazhdimisht në lidhje me botën e televizionit.