DokuFest

Maniakat për DokuFest – E shtunë, 15 gusht 2015

Sonte në ora 20 rishfaqen dy filma të nominuar për Oskar vitin e kaluar. Dokumentari ‘Virunga’ tek Kino Kalaja, derisa fituesi i Oskar, ‘Citizenfour’ tek Kino Lumbardhi. Po në këtë kinema në ora 22 shfaqet filmi ‘The Look of Silence’ që vjen në kategorinë e dokumentarëve për të drejtat e njeriut. Dokumentari është si shtesë e të nominuarit për Oskar, ‘The Act of Killing’, duke sjell pamje nga gjenocidi indonezian i vitit 1965.

Nga e njëjta kategori janë edhe dy dokumentarë tjerë që shfaqen sot. Në ora 22 në DokuKino Pllato shfaqet ‘(T)error)’. Është dokumentari i parë që përfshin filmbërësit në aksionet kundër-terroriste të FBI-së pas sulmeve të 11 shtatorit, duke u shfaqur dhe fituar në disa festivale si: Special Jury Award – Sundance 2015. Tribeca FF 2015. Hot Docs 2015. True/False FF 2015. Full Frame FF 2015. Nashville FF 2015.

Dokumentari tjetër nga kategoria ‘Human Right Dox’ është ‘Life Is Sacred’. Ky dokumentar sjell një lider guximtar i cili mbledh të rinjtë përreth tij duke shpresuar për ndryshime. Filmi shfaqet në Kino Klubi në ora 18.

Në ora 18 tek Shtëpia e Kulturës shfaqen dy dokumentar të shkurtër vendor. ‘Paftuar’ tregon situatën e viteve ‘90ta në Shqipëri nga regjisori Roland Uruçi, derisa ‘Of Dogs and Lions’ nga Kristine Nrecaj sjell jetën e Bashkimit i cili ndahet nga gruaja gjermane Julia për tu martuar më në fund me një grua shqiptare.

 

Skemën e plotë ditore e gjeni në http://dokufest.com/2015/program/interactive-schedule/

Biletat mund ti blini në DokuShop tek Shadervani në Prizren, me çmim prej 2 eurosh.