Maniakat për DokuFest – E mërkurë, 12 gusht 2015

Në ora 12 në DokuKino shfaqet dokumentari ‘Those Who Said No’. Shfaqet tregimi për të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave të barbarizmit masiv iranian të cilët themelojnë Gjyqin e Popullit në Iran kundër personave që akoma mbajnë pozicione të larta burokratike.

Më vonë, në ora 16 në të njëjtën kinema shfaqet ‘We Did It on a Song/Chante ton Bac d’abord’. Regjisori francez David Andre tregon storien e një grupi miqsh në një qytet të vogël francez të cilët shfrytëzojnë këngën, poezin, dhe të qeshurat për të mbijetuar pasojat e krizës financiare.

‘Of Men and War’ është dokumentar që tregon për jetën pas luftës të paqeruajtësve amerikan, dhe problemet e tyre me adaptimin e jetës së paqes. Shfaqet në Kinoklubi në ora 18.

Luc Jacquet sjell në ekran tregimin e Claude Lorius në filmin ‘Ice and the Sky’. Është tregim për historinë e Antarktidës ndikimin dhe të ardhmen që do të ketë për planetin tonë. Shfaqet në ora 22 në Kino Kalaja.

Anna Roussillon sjell tregimin për ndryshimet revolucionare të janarit 2011 në Egjipt. Ky dokumentar sjell një anë tjetër të protestave, atë të qytetarëve të thjeshtë të cilët vazhdonin punën dhe jetën e tyre të përditshme në viset rurale duke qenë dëshmitar të ngjarjeve në Sheshin Tahrir vetëm me anë të ekraneve televizive. Dokumentari shfaqet në ora 20 në Kino Lumbardhi.

Ndërkohë në ora 14 në Shtëpia e Kulturës shfaqet filmi ‘Good Things Await’. Phie Ambo sjell fermerin Niels në film. Ai njihet për produktet e tija origjinale, të shfrytëzuara dhe të lavdëruara jo vetëm në Danimarkë. Por, proceset e kultivimit të këtyre produkteve bujqësore nuk janë në pajtim me rregullat e autoriteteve.

Këto dhe shumë dokumentarë tjerë cilësor shfaqen sot nëpër tetë kinematë e DokuFest.

Skemën e plotë ditore e gjeni në http://dokufest.com/2015/program/interactive-schedule/

Biletat mund ti blini në DokuShop tek Shadervani në Prizren, me çmim prej 2 eurosh.

You might also like