DokuFest

Maniakat për DokuFest – E hënë, 10 gusht 2015

Filmi i Roberto Minervinit, ‘The Other Side’ – i shfaqur në Kanë këtë vit në kategorinë ‘Un Certain Regard’ sjell margjinat e shoqërisë në një territor të padukshëm, ndërmjet kufijve të anarkisë dhe ilegalitetit, ku një komunitet i plagosur provon ti përgjigjet rrezikut e harresës nga institucionet politike. Filmi shfaqet në ora 18 në Kino Klubi.

Në ora 22, Nicolas Wadimoff sjell tregimin e Yvan Sorel i cili udhëheq një klub të arteve marciale në pjesën veriore të Marsejës që njihet si pjesë e qytetit ku zhvillohet tregtia e narkotikëve, përleshjet ndërmjet bandave të ndryshme, dhe kallashnikovët. Të harruar nga mbrojtja shtetërore, ky klub shihet si një formë e rezistencës. Dokumentari ‘Spartans’ shfaqet në Kino Lumbardhi.

Në të njëjtën kohë në ‘Kino në Lum’ shfaqet filmi ‘Once Upon a Time’. Regjisori turk Karim Oz sjell tregimin e një familjeje të varfër kurde e cila zhvendoset nga Batmani në Ankara për të kryer punë fushore çdo vit. Pa beneficione dhe me paga minimale, familja mbijeton me prodhimin e lakrës, por që këtë vit do të marr një kahje tjetër me lindjen e një tregimi të dashurisë. Filmi më parë është shfaqur edhe në Grand Prize for Best International Feature – RIDM 2014. Libraries’ Award – Cinéma du Réel 2014. Viennale 2015. Istanbul FF 2015. Sarajevo FF 2015.

Në kuadër të programit ‘Filmat për filma’, sonte në ora 22 në Dream Cinema vjen prodhimi i Peter Bogdanovich, i cili sjell një biografi për njërin nga regjisorët më të mëdhenj në industrinë e kinematografisë – John Ford. Filmi i prodhuar në vitin 1971 ishte larguar nga shfaqjet për shkak të të drejtave ligjore, për tu rikthyer me një ribërje të vitit 2006, të cilin prodhim mund ta shihni sonte.

Në ora 22 në DokuKino Pllato dhe në KinoKalaja mund të shihni disa filma të shkurtër në kuadër të kategorive ‘International Shorts’ dhe ‘Flashes’, përfshirë filmin ‘Cheers’ nga Norika Sefa, dhe ‘Kronikë e një burri që është gati të vrasë’ nga Neritan Zinxhiria.

Skemën e plotë ditore e gjeni në http://dokufest.com/2015/program/interactive-schedule/

Biletat mund ti blini në DokuShop tek Shadervani në Prizren, me çmim prej 2 eurosh.