Maniakat për DokuFest – E diel, 9 gusht 2015

Në Kino Klubi sot në ora 16 shfaqet filmi ‘Approaching the Elephant’. Regjisorja Amanda Rose Wilder e cila ka kaluar vite duke shkruar poezi, është pjesëmarrëse në shkollën Teddy McArdle Free School në New Jersey. E veçanta e kësaj shkolle është që të gjithë, të rritur e fëmijë janë të barabartë, derisa themeluesi Alex Khost bën një punë të mahnitshme në krijimin e lidhjeve ndërmjet personaliteteve të anëtarëve me njëri tjetrin dhe rrethinën.

Për shumë kë aktorja suedeze Ingrid Bergman është e njohur nga filmi romantik ‘Casablanca’. Por karriera e saj ka qenë shumë më e begatshme për ç’gjë flasin 3 Oskarët e fituar. Stig Bjorkman sjell dokumentarin ‘Ingrid Bergman, in Her Own Words’ që përmbledh incizime private dhe fakte kureshtare për njërën nga aktoret më të njohura të shekullit të kaluar. Dokumentari shfaqet në Doku Kino në ora 18.

Vëllezërit Lumiere kishin nisur të shëtisnin botën menjëherë pas shfaqjes së parë kinematografike më 1895. Gjatë rrugëtimit të tyre ata kanë regjistruar kultura nëpër vende të ndryshme. Një ndër këto ka qenë edhe ajo otomane. DokuFest sjell disa nga këta filma të shkurtër në ‘The Ottoman Project’ që shfaqet në Kino në Lum në ora 22.

Në DokuKino Pllato shfaqen një mori filmash të shkurtër në ora 20, para filmave ‘Other Than Our Sea’ dhe ‘I Am Dublin’ që si temë kanë migrimin.

Ndërkohë GreenDox vazhdon sonte në ora 22 në Dream Cinema me filmin ‘The Yes Men Are Revolting’ ku shfaqen aktivitetet e nismës Yes Men të cilët për 20 vitet e fundit kanë kontribuar në zbulimin e sekreteve rreth ndryshimeve klimatike.

Në ora 20 në Kino Kalaja shfaqet filmi ‘Drone’. Ky film që ka qenë në program në shumë festivale si: Bergen IFF 2014. IDFA 2014. CPH:DOX 2014. Hot Docs 2015. True/False 2015. DOXA, Vancouver 2015. DOK.fest Munich 2015. Doc/Fest, Sheffield 2015. AFI Docs 2015. Krakow FF 2015, prej një temë mjaft aktuale – teknologjinë e dronëve, dhe dy anët e saj.

Skemën e plotë ditore e gjeni në http://dokufest.com/2015/program/interactive-schedule/

Biletat mund ti blini në DokuShop tek Shadervani në Prizren, me çmim prej 2 eurosh.

You might also like