Maniakat për DokuFest – E diel, 16 gusht 2015

Toto, Andreea dhe Ana kanë një lidhje të fuqishme vëlla-motër. Me nënën e tyre në burg ata duhet të drejtohen tek familjarët për ndihmë. Por, tani gjërat kanë ndryshuar dhe këta familjarë po shfrytëzojnë apartamentin e tyre për të marr drogë, duke i kthyer edhe fëmijët në përdorues të narkotikëve. Filmi i regjisorit rumun Alexander Narnau është shfaqur dhe shpërblyer në: Best Documentary – Zurich FF 2014. Best Documentary – Warsaw FF 2014. Hot Docs 2015. Tribeca FF 2015. Rotterdam IFF 2015. One World, Prague 2015. Shfaqet sot në ora 14 në KinoKlubi.

Nga e njëjta kategori ‘Balkan Dox’, në të njëjtën kohë, por tek Shtëpia e Kulturës shfaqet edhe filmi ‘Flotel Europa’. Vladimir Tomiç sjell tregimin për valën e refugjatëve na Bosnja e Hercegovina dhe vendosjen e tyre në Danimarkë, kur anija ‘Flotel Europa’ ishte shndërruar në një shtëpi e përkohshme për këta banorë Ballkani.

Nga kjo kategori, në ora 18 tek Shtëpia e Kulturës shfaqet dokumentari ‘Krs’. Në këtë dokumentar të këtij viti, një diplomat italian vendos të ndërtoj një shtëpi ëndrrash në Krs të Malit të Zi. Kjo shtëpi që do të angazhoj arkitekt, gurpunues lokal, dhe banorë italian në një vend me peizazh magjepsës do të shndërrohet në një proces që funksionon përkundër dallimeve kulturore ndërmjet faktorëve të pranishmëve.

Filmi më i ri i Jem Cohen sjell një kolazh pamjesh, zërash, dhe muzike, me intensitet të papërshkrueshëm duke kombinuar realen me fantazinë. Nju Jorku, Moska, Shën Petersburgu, Stambolli, Porto, vijnë në një dokumentar eseistik të ndarë në 15 kapituj, i cili është shfaqur edhe në Berlinale këtë vit. ‘Counting’ shfaqet në ora 18 në DokuKino.

Edicionin e katërmbëdhjetë e mbyll filmi ‘Iris’ i regjisorit Albert Maysles. Ai bashkohet me Iris Apfel, 93 vjeçaren që për dekada ka qenë simbole e skenës së modës në qytetin e Nju Jorkut. Dokumentari sjell tregimin për kreativitetin dhe si entuziazmi për modë, art, dhe njerëz janë ushqim i jetës dhe na përkujton si të vishemi.

Ceremonia e mbylljes nis në ora 20:15 me transmetim direkt në KTV.

Skemën e plotë ditore e gjeni në http://dokufest.com/2015/program/interactive-schedule/

Biletat mund ti blini në DokuShop tek Shadervani në Prizren, me çmim prej 2 eurosh.

You might also like