Filma

Maniakat Movie Awards 2015 – Fituesit

‘Birdman’ është shpallur filmi me më së shumti kategori të fituara në edicionin e parë të Maniakat Movie Awards. Ekipi i përzgjedhur i Maniakëve t’filmave, ka zgjedhur filmin ‘Birdman’ si filmin më të mirë të vitit duke përzgjedhur Alejandro Gonzalez Inarritun për regjinë dhe skenarin më të mirë origjinal. ‘The Theory of Everything’ është renditur i dyti me skenarin më të mirë të adaptuar dhe aktorin më të mirë në rol kryesor për performancën e Eddie Redmayne. Primati tek tri kategoritë tjera të aktrimit i ka takuar Juliane Moore, J.K. Simmons dhe Patricia Arquette. Filmi polak ‘Ida’ është përzgjedhur filmi më i mirë i huaj, derisa ‘Big Hero 6’ më i miri i animuar. Muzika më e mirë ka shkuar për veprën e Wes Anderson, ‘The Grand Budapest Hotel’, derisa kënga më e mirë është zgjedhur ‘Glory’ nga filmi ‘Selma’.

Fituesit e MMA 2015

Filmi më i mirë – Birdman

Filmi më i mirë i huaj – Ida

Filmi më i mirë i animuar – Big Hero 6

Dokumentari më i mirë – Citizenfour

Aktori më i mirë – Eddie Redmayne (The Theory of Everything)

Aktorja më e mirë – Juliane Moore (Still Alice)

Aktori më i mirë në rol dytësor – J.K. Simmons (Whiplash)

Aktorja më e mirë në rol dytësor – Patricia Arquette (Boyhood)

Regjia më e mirë – Alejandro Gonzalez Inarritu (Birdman)

Skenari më i mirë origjinal – Alejandro Gonzalez Inarritu, Nicolas Giacobone, Alexander Dinelaris, Armando Bo (Birdman)

Skenari më i mirë i adaptuar – Anthony McCarten (The Theory of Everything)

Muzika më e mirë – Alexandre Desplat (The Grand Budapest Hotel)

Kënga më e mirë – John Legend feat. Common, ‘Glory’

Për Maniakat

Maniakat është një grup i përzgjedhur prej disa vetave me njohuri të mira për filmin, njohuri që janë dëshmuar gjatë gati tri viteve të ekzistimit të grupit. Në këtë shoqëri që ka bërë nominimet dhe ka përzgjedhur flmat më të mirë të vitit janë të përfshirë anëtarë të Maniakë të filmave, të cilët nuk studiojnë dhe nuk punojnë në botën e filmit, qoftë si regjisor, skenarist, aktor, apo edhe kameraman. Pra, është një grup amatorësh që kanë njohuri dhe shije të veçantë në film. Çdo vit, planifikohet shtimi i anëtarëve të ri, qoftë me propozimin e anëtarëve aktual, qoftë nga shkalla dhe cilësia e aktiviteteve në grup. Shoqëria është themeluar në vjeshtë të vitit të 2014.