Maniakat Films

Gjatë muajit të kaluar në grupin Maniakë t’filmave kemi organizuar lojën për filmin më të mirë. Loja ka qenë me eliminime me çifte të rëndomta.

Në fund me votat e anëtarëve Godfather kishte dal i pari para The Dark Knight Rises. Pas përfundimit të lojës kemi vendosur që të radhisim të 32 filmat në bazë të votave që kanë marr në rundin e fundit. Dhe në bazë të kësaj kemi fituar një listë të cilën kemi vendosur ta freskojmë kohë pas kohe dhe atë me një metodë jo shumë të komplikuar.

Kjo është lista e fituar nga ajo lojë:

1              Godfather

2              The Dark Knight Rises

3              V for Vendetta

4              Fight Club

5              Harry Potter

6              Star Wars

7              Interstellar

8              Se7en

9              Goodfellas

10           The Shinning

11           The Departed

12           Full Metal Jacket

13           Toy Story

14           Casablanca

15           Schinder’s List

16           Psycho

17           The Hobbit

18           Deadpool

19           Ice Age

20           Leon

21           Scarface

22           Fast and Furious 7

23           Star Trek

24           Platoon

25           La Vita e Bella

26           The Notebook

27           Vertigo

28           LA Confidential

29           A Clockwork Orange

30           Gravity

31           American History X

32           The Usual Suspects

 

Tashti, kemi vendosur që këtë listë ta kthejmë në një renditje zyrtare të filmave të përzgjedhur nga anëtarët e grupit Maniakë t’filmave.

S’do të ketë çdo muaj garë të tillë si e qershorit, por do të përdoret metodologjia e boksit. Çdo film që e mposht një film tjetër, vendoset para atij filmi. Në rast se filmi që është mbrapa në renditje nuk arrin të fitoj duelin, mbetet në pozitën që ka qenë, dhe sfidën e radhës e ka me një film që gjendet nën filmin në fjalë.

për shembull:

nëse Star Trek që është i renditur në pozitën e 23të humb sfidën ndaj The Departed që është në pozitën e 11të, atëherë në duelin e radhës, Star Trek nuk mund të garoj me asnjë nga 22 filmat që gjenden para tij. Sfida tjetër e Star Trek pas humbjes do të jetë me dikë që renditet nga pozita e 24të e poshtë, për shembull Vertigo.

Sfidat e javës (numri nuk është definitiv) përcaktohen me anë të votimit ku sfidat me më së shumti vota do të hidhen në garë.

Propozimet për sfidat e javës vijuese mund të bëhen në komentet e propozimeve të javës aktuale dhe do të përzgjidhen jo vetëm me anë të ‘pëlqimeve’ që merr ai koment.

Për franshizat që janë në garë – Star Wars, Harry Potter, Godfather, Star Trek, Toy Story, e Ice Age, së pari do të ketë një duel ndërmjet filmave të franshizës me ‘poll’ të hapur. Cili film prej shtatë filmave të Star Wars merr më së shumti vota do të pozicionet në pozitën e gjashtë, derisa filmat tjerë do të provojnë të futen në listë më vonë me anë të dueleve që propozohen nga vet garuesit. Derisa të kryhen këto ‘polls’(sondazhe), franshizat nuk do të jenë në dispozicion për duele.

 

/treshja/

You might also like