Filma

Maniakat dhurata per femijet pacient ne QKUK

Nen organizimin e Egzon Bunjakut dhe Saranda Rexhes, dhe me ndihmen e dhjetra vullnetareve, komuniteti Maniakat te marten me date 29 dhjetor beri shperndarjen e disa dhuratave ne kliniken e pediatrise ne QKUK.

Mbi 150 dhurata te dhuruara nga vullnetare te ndryshem, gezuan femijet qe kete fundvit do te presin ne kete klinike. Lodra, libra, ngjyra,libra per ngjyrosje, CD me filma vizatimor dhe gjesende te ngjashme ishin dedikuar per 150 femije te moshes minore ne QKUK, 15 prej tyre te diagnostifikuar me kancer.

Organizatoret e eventit Egzoni & Saranda, dhe Maniakat ju falenderojme te gjitheve qe kane kontribuar per nje buzeqeshje ne fytyren e ketyre femijeve.

Detajet e ngjarjes i gjeni ne faqen e eventit ne Facebook, perfshire albumin me fotografi.

Maniakat s’do te ndalen me aktivitete te ketilla, dhe njeherit fton te gjithe te bejne aktivitete te ngjashme per te vendosur nje buzeqeshje shtese ne shoqerine tone.

 

Raporti i Tribuna Channel per kete ngjarje

One Comment

Comments are closed.