Recensime Filmash

A Man for All Seasons (1966) – Recensim

a man for all seasons

Mbreti Henry VIII është njëri nga më të çmendurit në historinë e Britanisë. Ajo për çfarë njihet më së shumti është decentralizimi i kishës nga Vatikani. Dhe për ata që nuk e dinë këtë, arsyeja bazë në këtë është moslejimi i divorcit në këtë religjion. Së paku atëbotë, leja duhej të vinte direkt nga papa. Por, për të bërë kërkesën nevojitej sekretari i zyrës për atë rajon, në ketë rast Thomas Moore.

Mospajtimi ndërmjet Thomas Moore e Henry VIII vjen në tregimin e kthyer në projekt filmik nga Fred Zinnerman i cili ka siguruar edhe Oskarin e katërt për regjinë e këtij filmit. Në total filmi ka siguruar gjashtë Oskar, derisa Zinnerman edhe këtu veç çka shfaq zotësinë në kapjen e këndeve për bukuri me baraspeshimin e dialogut dhe heshtjes në shumicën prej tyre.

Por, filmi nuk shkëlqen vetëm në këtë aspekt për regji bukur të realizuar. Kinematografia sjell disa ngjyra të bukura me kontrast të lartë sidomos në skenat në ambient të mbyllur, bashkë me kostumet puna e të cilave shkon kot kur Henry VIII me ekuipazhin e tij zbresin nga anijet.

Henry VIII vjen në darkë tek Thomas Moore, me qëllim për ti ndryshuar mendjen në lidhje me divorcin e tij dhe martesën e dytë. I tërë transporti në këtë film realizohet me anë të barkave, me të cilat edhe vjen Henry VIII. Pas mikpritjes fillestare, këta dy zhvendosen në ambient të hapur për të pasur një bisedë më intime në lidhje me temën në fjalë, bisedë që do ti vë në skaje të kundërta për pjesën e mbetur të filmit. Nëse nuk dini detaje për historinë e këtyre dyve, mos shkoni në wikipedia apo në google për të gjetur detaje, por vijoni me filmin që deri në fund mbetet në nivel tensionues. Kjo falë aktrimit të mahnitshëm të Paul Scofield. Nëse nuk gabohem, ky ka qenë filmi i parë i tij i parë që kam shikuar, si i shumicës së kastit. Por, për dallim nga pjesa e tjetër e kastit, Scofield shkëlqen, ndoshta për shkak të karakterit të tij që portretizon me Thomas Moore. Aktrim të veçantë, edhe pse shumë antagonist, në rolin e Thomas Cromwell sjell Leo McKern. Në fakt filmi bazohet tek një mospajtim, luftë e ftohtë ndërmjet këtyre dy karaktereve, fund e krye.

Skenari dhe kohështrirja e tregimit është e trajtuar për merak. Ka hyrjen, temën, dhe përfundimin, në mënyrë të përkryer. Regjinë vetëm e përmenda më lart, derisa as aktrimi nuk lë hapësirë për zhgënjim. ‘A Man for All Seasons’ mbetet një film i një kryqëzate individuale të Thomas Moore, i realizuar me madhështi në çdo aspekt kinematografik. Nota personale: 4/5