Filma

Mad Men 7×06 – Recensim

Një familje të lumtur po kërkojnë për reklamën e re të Burger Chef, dhe atë e morën në fund. Pit, Pegi, dhe Don vërtetë dukeshin si një familje e lumtur që po shijonin hamburgerët në fund.

Dalëngadalë Doni po rifiton miqtë në firmë. Pegi e të tjerët mund të përgatisin prezantime, por siç duket askush nuk mundet si Doni. E gjithë kjo situatë nuk po mundon as Llun më shumë se Pegin, e cila megjithatë dukej të jetë qetësuar në fund.

Mysafirë nga Perëndimi kishte në këtë episod. Megan është kthyer, dhe akoma nuk ka lidhje se çfarë po ndodh në firmë. U vërejt kur pyeti Pegin se kur do të marr zyrën e Donit, e në fakt ky është nën komandën e saj tashmë. Roxher Sterling ka probleme. Ndoshta janë shenjat e para të një çarje në kompani.

vlcsnap-2014-05-25-21h38m34s38

Ishte mirë të shohim Bobin përsëri. Propozimi për Xhoën ishte sa papritur edhe aq ndryshues në këtë pjesë të serialit. Xhoën e cila nuk është e kënaqur se si po ecin punët në firmë kishte nevojë për diçka të tillë. Megjithatë nuk duket një fund i lumtur.

Pos James Wolk në rolin e Bobit, patëm një rikthim edhe të Allison Brie. Të dy këta vijnë pas një sezoni ku serialet e tyre u anuluan – The Crazy Ones dhe Community, dhe disi është tmerrues fakti që e vetmja mënyrë ti shohim në TV, së paku për momentin është Mad Men.

E përmenda pajtimin e Pegit me Donin. Ishte një pjesë e çiltër, një bisedë, ndërmjet të dyve që afroi ata dhe shkriu atë akullin e krijuar nga largimi i Donit. Mjaftoi një bisedë e hapur, e pastër, për eksperiencat e tyre dhe gjithçka rezultoi me pajtim.

E për rikthimin e Donit askush nuk po kontribuon sikur Pit. Siç duket ai vërtetë ka përfunduar gjithçka me Trudin. Sidoqoftë karakteri i tij, fundi i tij mbetet një nga pjesët më eksituese të serialit. Mos të harrojmë historinë që ka pasur me Pegin, histori që mund të rishfaqet rishtazi kah fundi. Edhe pse nuk pres përgjigje në të gjitha pyetjet, dhe sinqerisht nuk besoj që do të rihapet kjo pjesë, së paku thashë të rifreskojmë mendjet tona me pjesët e para të serialit.

E për fund edhe një partner në firmë. Herri Krejn. Me ritmin që po shkon shumë shpejt mund të kemi një ofertë publike për kompaninë. Sigurisht vetëm po ironizoj me këtë lëvizje të detajeve në këtë mënyrë. Nga një ortakëri tani ka aksionar gati dyshifror.

Mbetet të shohim se çfarë do të ndodh me episodin e fundit të kësaj pjese të sezonit, pjesë që deri më tani ka qenë e kënaqshme.