Seriale

Mad Men 7×04 – Recensim

vlcsnap-2014-05-08-09h47m59s31Kah po shkon Doni? Ishte një episod që na ngacmoi duke dërguar Donin teposhtë, duke e kthyer tek alkooli të cilin e vodhi nga zyra e Roxherit. E ky i fundit ishte në një udhëtim fascinues. Por, më vonë për këtë.

Ka shumë shenja që Doni do të bëj një rikthim në fund të seriale, për një finale fitimtare. Është viti 1969 në seria, viti kur New York Mets fituan World Series atëherë kur askush nuk e priste. Ngjashëm askush nuk pret që Doni tu përmbahet rregullave të fundit. Por, ai flamuri i Mets, mund të ketë këtë lidhje me tregimin e Donit. Dhe kush del shpëtimtar i Donit?! Fredi! Ndoshta edhe personi më i duhur dhe me më përvojë në këtë gjendje në të cilën po niset Doni.

Ishte episodi ku për herë të parë vet Doni vërejti pasojat e marrëveshjes së re. Megjithatë është e pakuptueshme sjellja e Pegit ndaj tij. Nëse Doni i ka bërë diçka asaj mund të jetë vetëm largimi i Tedit për në Kalifornia. E as këtu nuk mund ta fajësojmë Donin. Për Xhoanën tani më është kujtuar se Doni vet ka prishur marrëveshjen me Jaguar, marrëveshje e cila është arritur falë saj. Pra, e kuptojmë urrejtjen e saj nda Donit. Megjithatë një departament aq armiqësor ndaj tij është i pajustifikueshëm.

Është mirë të shohim Pitin dhe Rogjerin në anën e tij. Duket se Pit është rehatuar, edhe pse më mungon të shoh Alison Brie në seria.

E Rogjeri pati aventurën e jetës. U ndesh me të kaluarën, të kaluarën jo të lavdëruar. Dukej si një prind i vonshëm, që rishtazi u shfaq pas dy dekadave duke menduar se tashti Marigold është një fëmijë që do të mashtrohet pas një dite të kaluar me të. Fundi i kësaj pjese ishte ashtu siç duhej, në baltë.

Edhe për fund, a po i shkon nerva të gjithëve Llu apo veq mua? Duket njeriu më bajat në këto episode. Ndoshta pse mori detyrën e Donit, e gjithashtu gjithnjë është duke u ankuar se ndjehet i rrezikuar, ajo, kjo, një qind probleme.

Nuk është personazh antipatik, por…

Po më pëlqen çfarë po ndodh. Do të preferoja një rikthim të Donit në fund, ndoshta si Mets e ‘69tës. Sigurisht se nuk do të dëshiroja një shkatërrim të tij, edhe pse pak besoj që kjo do të ndodh. Pika më e ultë ka qenë kjo ku është tani. Tani e tutje besoj që do të ketë vetëm ngritje për të.

Kanë mbetur edhe tre episode. Shohim se çfarë do të ndodh.