Seriale

Mad Men 7×03 – Recensim

vlcsnap-2014-05-03-13h42m25s128Pse aq lehtë? Pa asnjë fije hezitimi, vetëm me një ofshamë të lehtë Don Draper bie në fund të pusit në kompaninë që vet ndërtoi.

Situatë në agjenci ishte ndër më të çuditshmet ndonjëherë. Ishte një nënçmim ndaj Donit, që vazhdimisht sa ndërtonte tensionin që në fund do të largonte atë nga kompania. Megjithatë Rogeri tregoi pse është njeri aq i suksesshëm përkundër të gjitha peripecive. Pati disa arsyetime të fuqishme se pse kompania nuk guxon të lë Donin të ikë. Tani do të jetë interesante të shohim si do të funksionojë ai nën hierarkinë e re.

Më çuditi gjithashtu qëndrimi i Joanne. E kuptoj që partnerët e rinj mund të jenë kundër, por ti kthej shpinën Donit dikush nga të vjetrit ishte pak e çuditshme.

E vet Doni pasi fitoi Sallyn javën e kaluar duke se do të humbte edhe Meganin edhe punën. Në fund doli të jetë akoma në lidhje me të dyja, edhe pse jo si më parë. Qarkullojnë shumë zëra se Megan do të përfundoj e vrarë para fundit të serialit. Nuk di si do të ndjehesha nëse ndodh kjo, por në fund Donin e shoh ndoshta me Peggy, ose edhe me rikthimin e Bettyt, pse jo.

E Betty përsëri vazhdon të dal kohë pas kohe në qendër të vëmendjes. Problemet e saj me ‘profesionin’ e nënës kanë qenë moti kohë. Ndoshta Bobby i kujtonte Donin, prandaj erdhi ajo sjellje e shëmtuar, por, sidoqoftë ishte e paarsyeshme. Dhe Henry e ka gabim, Betty është një nënë e keqe, për mendimin tim. Por, jo krejt faji është i saj. Përkundër periudhës që shtjellon seriali Doni nuk mund të shpëtoj i pafajshëm, sidomos pas ndodhisë me Sallyn.

Qyshdoqoftë, Betty qe një nënë e përkryer derisa e prishi në fund për një sandviç. Meqë ra fjala, e keni parë si janë rritur fëmijët? Nuk di a kanë ndryshuar aktorët e Bobit dhe Gene, por, duken jashtëzakonisht të lezetshëm.

Vërtetë do të jetë interesante të shohim Donin të kthyer në punë, dhe tani nën hierarkinë e re, gati në fund të zinxhirit.

Luan Morina