Mad Max mbledh Oskarët

Filmi Mad Max Fury Road ka mbledhur shumicën e çmimeve Oskar duke siguruar gjashtë çmime Oskar. Të gjitha çmimet erdhën në kategoritë teknike, derisa The Revenant mori çmimet për regjinë, aktorin dhe kinematografinë më të mirë. Brie Larson e Alicia Vikander u shpërblyen për aktrim ngjashëm si Mark Rylance e Leonardo DiCaprio.

Spotlight u shpërblye për filmin dhe skenarin origjinal, derisa The Big Short për skenarin e adaptuar. Në kategorinë për filmin e shkurtër më të mirë, filmi Shok nuk arriti të siguroj Oskarin, por vet nominimi bën një arritje të madhe për kinematografinë dhe popullin tonë në përgjithësi.

Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, anëtarët e MMA tek Maniakë t’filmave kanë bërë parashikimet e fituesve duke qëlluar pothuajse të gjithë (ah bre Mark Rylance :@). Katërmbëdhjetë anëtarët e MMA parashikuan saktë 11 nga 12 fituesit e sivjetmë.

Lista e plotë e fituesve –

Filmi – Spotlight

Regjisori – Alejandro Inarritu (The Revenant)

Aktorja – Brie Larson (Room)

Aktori – Leonardo DiCaprio (The Revenant)

Aktorja dytësore – Alicia Vikander (The Danish Girl)

Aktori dytësor – Mark Rylance (Bridge of Spies)

Filmi i animuar – Inside Out

Skenari origjinal – Spotlight

Skenari i adaptuar – The Big Short

Kinematografia – The Revenant

Efektet vizuale – Ex Machina

Editimi filmik – Mad Max: Fury Road

Dizajni kostumeve – Mad Max: Fury Road

Dizajni i produksionit –  – Mad Max: Fury Road

Flokët dhe makijazhi – Mad Max: Fury Road

Editimi i zërit – Mad Max: Fury Road

Miksimi i zërit – Mad Max: Fury Road

Dokumentari – Amy

Dokumentari i shkurtër – A Girl in the River: The Price of Forgiveness

Filmi i shkurtër – Stutterer, Benjamin Cleary and Serena Armitage

Animacioni i shkurtër – Bear Story

Kolona zanore – The Hateful Eight

Filmi i huaj – Son of Saul

Kënga origjinale – “Writing’s on the Wall” Sam Smith (Spectre)

 

 

You might also like