Recensime Filmash

Loving (2016) – Recensim

Sa i ndyte dhe absurd eshte racizmi. E tmerrshme dhe e frikshme kur e mendon se egzistojne persona aq shpirtelig’ dhe neverites, qe jetojne dhe veprojne vetem per me e pa boten sa ma t’shkatrrume. Depresive dhe deshperuese se si shume persona behen viktima t’semundjes apo ‘epidemise’ t’racizmit. Sa i palogjikshem duhesh me qene per me e shkaterru gjene ma t’bukur qe ka njerezimi, dashurine. Se mund t’klasifikohet dashuria si shkaterruese e dinjitetit dhe paqes, vetem personat ma t’palogjikshem dhe percmues mund t’a besojne. Me i shpall fajtor dy njerez qe dashurohen vetem per shkak t’races, atehere e kupton se n’cfare gjendje ka qene bota e fatkeqesisht n’disa vende vazhdon t’jete edhe diteve t’sotme, si pasoje e disa individeve t’peshtire. Racizmi eshte dukuria me e shemtut e ndoshta qe ka shkaterru dhe marre jete me shume se cdo dukuri tjeter, dhe me deshperimin ma t’madh them, se do t’shkaterroje e t’marre edhe per shume vite tjera, perderisa bota lejon dhe arsyeton qofte edhe veprimin ma t’vogel t’ketyre personave injorante.

Por nji fije shprese qe kjo dukuri mund t’luftohet jep kjo histori, duke tregu qe cdo e keqe mund t’mposhtet, perderisa kemi besim n’vete dhe kembengulim n’ate qe duam dhe besojm’ dhe kjo behet akoma ma e lehte kur ka njerez, shoqeri a shoqata me shpirt dhe zemer t’paster, qe perkunder asaj grupes qe ceka ma larte, jetojne dhe veprojne per me e shnderru boten ne nji vend sa ma t’bukur dhe ma t’lehte per me jetu dhe frymu lirshem duke shiju cdo t’mire qe na ofrohet. Ndoshta n’baze t’pershkrimit deri tash mundeni me kriju pershtypje tjera per kete film duke prit skena t’randa e t’vrullshme, qe fatmiresisht ky film nuk i permban, por vet storja e ketij filmi eshte depresive pa pas nevoj per skena ekstreme.

Rrefimi i filmit eshte i ngadalte por perkon’ mrekullisht’ me skenarin. Film me ritem t’ulet e per dike ndonjehere mund t’behet paksa monoton, por kjo nuk duhet t’jete shkak per me humb nji storje kaq t’bukur e inspiruese. Film qe lun me ndjenjat e audiences, pasi ka momente prekese, deshperuese, depresive por edhe caste lumturie, emocionuese e shpresdhenese t’cilat i shijon’ dhe i jeton s’bashku me protagonistet. Regjisori/Skenaristi Jeff Nichols, ka nji stil unik per me i shtjellu storjet ( i’u kisha sugjeru edhe filmat e tjere t’udhehequn prej tij : Take Shelter, Mud, Midnight Special). Filmat e tij jane t’zgjut dhe qe kuptohen e pervetesohen nga audienca. I tille eshte edhe ky rrefim i tij.

Edhe pse storja e filmit duhet t’jete per nji drame gjyqesore, ndoshta me ndikuese t’asaj kohe, Jeff Nichols me mjaf mencuri e kalon’ ate n’plane t’dyte duke u perqendru dhe rrefy jeten e dy protagonisteve t’perfshire n’kete ngjarje. Per me e shfaqe nji histori tille tek publiku duhesh me pas kujdes n’perzgjedhjen e kastit. Personat pergjegjes per kete film kane bere zgjedhjen e duhur duke angazhu Joel Edgerton dhe Ruth Nega. Edgerton pamarre parasysh veshtiresive per me i’u cas nji roli me dramatik dhe romantik, ka arrite me dhuru nji paraqitje mjafte bindese dhe surprizuese, ndoshta ma t’miren e karrieres tij dhe Ruth Nega e cila ka qene briliante me performancen e saj emocionuese e t’sinqerte qe deperton tek secili person qe e shikon kete film, duke mundesu me e ndje dhe kuptu se cfare ka perjetu, personi t’cilin ajo e portretizon. Performanc qe shperblehet me nominim per oscar n’kategorine, aktorja ma e mire e vitit.

Jeff Nicholson na dhuron nji film qe percon nji mesazh t’forte kunder urrejtjes dhe padrejtesise permes dy personave qe nuk deshirojne asgje tjeter pervecse t’jetojne nji jete normale e t’qete, permes nji dashurie t’sinqerte, e cila nuk i bene dem’ askujt. Por mesazhi i vertete i ketij filmi sipas pikepamjes tem eshte: Fuqia e dashurise eshte e paimagjinueshme. Dashuria, eshte magji, magji qe mundet me e eklipsu cdo ligesi t’kesaj bote. Dashuria eshte ajo qe na bene t’ndihemi gjalle, dashuria eshte ajo qe mund t’ndryshoje boten, dashuria eshte arti ma i mire dhe i vecante i njerezimit. Dashuria eshte ajo qe na bene human.