Filma Recensime Filmash

“Dashuria” pornografike e Gaspar Noe

Argjentinasi Gaspar Noe është regjisor i njohur i cili deri më sot ka realizuar 4 filma të metrazhit të gjatë dhe disa të metrazhit të shkurtë. Me një numër kaq të vogël ai arriti të fitoj respektin e tij si regjisor në shume vende të botës. Dhe i cilësuar si një regjisor i guximshëm dhe shumë vizionar. Filmat si “Irreversible” dhe “Enter the void” janë dy kryeveprat e tij, por filmi i tij i fundit LOVE 3D, që akoma nuk e kuptoj pse ky film është 3D, kur nuk ka asgjë në film për tu shikuar në 3D, përveç disa momenteve gjate seksit që as në 2D as në 3D nuk i japin filmit ndonjë vlerë artistke. Me këtë film Gaspar Noe bie në një nivel shumë të ulët pasi që i mungon gjithçka përveç skenave, që unë do t’i kisha quajtur pornografike ‘hardcore.’ Me këtë film Noe më mirë është të futet në garë me filmat pornografik. Qëllimi i këtij filmi apo si lindi ideja për këtë film si duket ka qenë e kotë. Secili regjisor ka qëllimet e veta, dëshirat e veta dhe mënyrat e veta të të bërit film, po insistimi i tij që në kinema të futen skena ku ka seks të vërtetë mes aktorëve, e shpie kah filmat pornografik që e kanë vendin e tyre, por që nuk mund të futen tek filmat artistik sepse seksi eksplicit në këtë film nuk jep asgjë më shumë se sa pasqyrim të disa akteve seksuale të rëndomta. Pra seksi në filmin “Love” nuk është ndonjë element që ndikon në zhvillimin e tregimit, apo që pasqyron ndonjë pikëpamje më të thellë filozofike, siç është ta zëmë në filmat e Lars von Trier.

love_4

Që nga paraqitja e parë e posterave të filmit  (posterat duken si ato të filmave porno) dhe pranimit të tij në festivalin e Cannes – menjëherë ky film merr titullin si “filmi më kontraverz në Cannes”, skenat më eksplicite të seksit të bëra ndonjëherë në film.  Ky film e ka një të vërtet brenda tij, se nuk ka aspak turp t’i shfaqi pjesët e trupit, lakuriqësinë dhe seksin mes aktorëve. Dhe se këtu të gjithë aktoret janë të ri e që nuk kanë ndonjë filmografi të rëndësishme.

Filmi ka elemente autobiografike të vetë regjisorit, pasi që personazhi kryesore paraqitet si një regjisor filmi, dhe ka disa skene ku me një mbrëmje (Party)  takon një vajzë dhe asaj ia ofron një rol që ta bëjnë një film ku nuk do ta kursejnë veten aspak nga skenat e seksit, pasi që ai mendon se filmi nuk duhet të turpërohet apo mos t’i shfaq skenat e seksit. Seksi, dhuna, sperma e shume sende tjera janë pjesë e jetës dhe ato duhet të shfaqen. Që nga momenti i parë filmi hapet me dy rolet kryesore Marfin dhe të dashurën e tij Elektra se si ato e kënaqin njeri-tjetrin jo duke bërë seks por duke masturbuar. Dhe gjithçka kemi në ekran me një kuadër statik i cili zgjat 4 min. Nuk do flas shumë për tregimin pasi që nuk ka ndonjë tregim interesant përveç asaj që Marfi dhe Elektra e bëjnë një plan që të gjejnë edhe një vajzë tjetër dhe ta realizojnë fantazinë e tyre: seks në treshe. Ata e arrijnë edhe këtë. Filmi ecë shumë ngadalë, i ka  80 % të skenave duke bërë seks apo më mirë të themi skena pornografike dhe një pjesë tjetër dialogë shterp, ku disa herë flasin për jetën e disa herë për filmat por asgjë e rëndësishme për një tregim filmi. Dialogu  është tepër klishe si dhe pa asgjë inteligjente. Personazhet aspak nuk janë të zhvilluar dhe janë të vendosur në plan të dytë ose të tretë, pasi që në plan të parë është fokusuar seksi ne ekran. D.m.th. Tregimi është aq i zbrazët sa që as gjë nuk mundet ta shpëtoj, as teknika 3D që absolutisht është përdorur pa nevojë. Personazhet janë të humbur shumë, nuk kanë ndonjë linjë zhvillimi dhe aktorë kanë një aktrim të dobët, janë të njëjtë që nga fillimi e deri në fund të filmit. D.m.th. gabim i madh i Gaspar Noe ka qenë që gjatë tërë kohës është mundua t’i zhvesh aktorët fizikisht, kurse në psikologjinë e tyre nuk ka tentuar aspak të eksploroje. 

ob_bdeff5_ob-072ab6-love09-visionneuse-de-photos

Edhe pse Gaspar Noe gjatë tërë kohës insiston dhe është shprehur që ky film bëhet fjalë për të dy të dashuruar dhe problemet e tyre në dashuri dhe si ata arrinin që t’i luftojnë problemet e tyre, ai e bën të kundërtën pasi që ky film ka të bëjë me dy të dashuruar dhe fantazia e tyre seksuale duke filluar nga masturbimi, në seks treshe dhe pastaj në grup seks e në fund përfundojnë edhe seks me një transseksual .
Ky film më mirë është të themi si ato filmat që kanë shumë aksion e aspak përmbajte dhe gjatë tërë kohës sheh sende të pa arsyetueshme dhe të kota.

I vetmi send që mundet me nxjerr nga ky film për tu lavdëruar është muzika, fotografia dhe montazhi në disa momente. Pasi që më vonë fillon të bëhet e tepruar me shumë prerje në mes të kuadrove.

Ibër Deari – Regjisor