Recensime Filmash

Love & Friendship (2016) – Recensim

love & friendship

Veprat e Jane Austen, varësisht se nga kush janë adaptuar për ekran kanë rezultuar me produkte argëtuese. Mirëpo, derisa temat që shtjellohen akoma janë origjinale dhe intriguese sidomos kur marrim parasysh rrethanat kur janë shkruar, jo shpesh ofrojnë ndonjë interesimi të veçantë tek ne. I tillë është ky film.

Whit Stillman një kohë të gjatë nuk është dukur në skenën e filmit me gjasë. Është ky filmi i parë i tij që e shoh, dhe nuk besoj që do të notoj në të kaluarën e tij për të shikuar filma tjerë pas mbresave që më ka lënë ‘Love & Friendship’.

Filmi tregon për Susan Vernon e cila pas vdekjes së bashkëshortit zhvendoset tek familja e tij, derisa nis kërkimin e një bashkëshorti për të bijën e saj – Frederican. Në këtë kërkim nuk e le as veten mbrapa. Pra, është një film me temë jo aq të panjohur. Filmi nis me njëfarë lloj prezantimi që iu bëhet karaktereve para skenës së parë ku paraqiten. Kjo, nëse nuk i kushtoni vëmendje, mund të ju hutoj gjatë vazhdimit të filmit. Nuk një ‘Luftë e Paqe’ për të marr listën e shkruar emrat, por përzihen gjërat në fillim derisa shkojnë duke u qartësuar kah fundi. Nuk është ndonjë skenar mirë i përpunuar. Është i veçantë, në një mënyrë me përsëritjen e skenave dhe ndryshimin e ngjarjes në to. Por, personalisht nuk më ka lënë përshtypje si film.

E vetmja gjë që më ka lënë përshtypje ka qenë aktrimi i Kate Beckinsale. Ajo sikur duket merr në duar të veta krejt filmin dhe mbulon mangësitë që mbeten në aspektet tjera – qoftë skenari e regjia, qoftë një aktrim mesatar i të tjerëve. Beckinsale ngjitet mbi të gjitha këto. Mund të them se është një aktrim dominues, guximtar, i fortë, i saj.

Nëse për asgjë tjetër, së paku për një rrugëtim të shkurtër mbrapa në epokën e Jane Austen, dhe për të parë një Kate Beckinsale të mahnitshme, ia vlen të shikoni këtë film. Chloe Sevigny dhe Stephen Fry më kanë mbetur në mendje nga ky film. Pjesa tjetër është jo-relevante. Nota personale: 4/5