Librat e vitit 2015 – Yll Kollcaku

Maniakat e Leximit kete vit kemi pyetur pese nga lexuesit me aktiv ne
rrjetin shoqeror Goodreads, per te listuar librat me te mire qe kane lexuar
kete vit.
Gjate diteve ne vijim do te botojme keto renditje.
Sot, tre librat me te mire qe ka lexuar kete vit dhe nje permbledhje per ta
na sjell, Yll Kollcaku.

1.ALL THE LIGHT WE CANNOT SEE:
I vendosur gjatë kohës së luftës së dytë botërore, ngjarja shtjellohet rreth Marie-Laure, gjashtë vjeçare e verbër me një mendje të mprehtë dhe sasi të madhe të vetëbesimit: Babait të saj, puntor ne Museun e Parisit: Xhaxhai i saj, një agorafobik i përndjekur nga “fantazmat” qe nga kthimi i tij nga Lufta e Parë Botërore: Sherbëtorja e Xhaxhait të saj, e cila e gjen guximin të i bashkohet rezistencës Franceze: Werner, jetim Gjerman, jashtëzakonisht i talentuar në krijimin dhe riparimin e radiove: Jutta (motra e Werner), të cilen ky i fundit e ka lënë prapa kur eshtë pranuar ne akademinë e shkencave “Të rinjët e Hitlerit” e cila iu ofron më shumë indoktrinë politike se sa shkencë.
Një novel që lexuesi dëshiron ta lexojë sa më ngadalë të jetë e mundur, në mënyrë qe të absorbon sa më mirë cdo detaj të cilin autori aq bukur e përshkruan.
Libër që lexuesi mundet shumë realisht të imagjinoi si është të jesh në këpucët e personazheve, dhe ta jetoj atmosferen në libër, atmosferën e zymtë të luftes së dytë botërore- një atmosferë që iu ik tërësisht atyre klisheve të zakonshme kur ngjarja në libër i ik realitetit jashtë librit por, i sjellur në një mënyrë magjike.

2.THE GIRL ON THE TRAIN :
“Vajza në tren” është Rachel, një 32 vjeçare e divorcuar dhe e alkoolizuar e cila ështe duke kaluar në një periudhë mjaftë të vështirë në jetën e saj. Me shpresën që shoqja e saj e dhomës mos ta kuptoj që e kanë pushuar nga puna, ajo udhëton me tren çdo ditë për në Londër dhe anasjelltas, sikur ende ta kishte një të tillë.
Por, ky tren “mizorisht” ndalet shkurtazi çdo ditë ne një stacion pranë nga shtëpia ku kjo njëherë e një kohë jetonte me Tom, ish burrin e saj, i cili ende jeton aty, por me Annen, gruan për të cilen ky i fundit e ka lënë, dhe sikur për ta larguar vëmendjen nga ish shtëpia e saj, Rachel prej dritarës së trenit fillon të obsesionohet me një çift të ri disa shtëpi më poshtë, me jetën e tyre të lumtur, me figurat e tyre të bukura dhe shpesh fantazon për jetën e tyre, dhe si ata janë çdo gjë që kjo ka dashur të jetë.
Por, një ditë Rachel tronditet nga ajo çka sheh në shtëpinë e çiftit, dhe kur pas disa ditëve gruaja zhduket, dhe Rachel e bindur se ajo qka ka parë ka lidhje me zhdukjen e saj, fillon ta thelloj veten në zgjidhjen e këtij misteri, por për shkak të efekteve të alkoolit dhe humbjës së shpeshtë të vetëdijes si pasojë e saj, Rachel bëhët dëshmitare jo fort e besueshme, jo vetëm nga autoritetet por edhe nga vetja e saj.”

Ajo çka e ka bërë këte novel të veçant është se përveç rrëfimit të Rachel, i cili shpesh i dhimbshëm, për shkak të betejës së saj me vetvetën që të kapet pas memorieve të fshehura në mjegullën e netëve të dehura, dhe frika e saj se këto memorie fshehin diçka më shumë se disa netë të “papërgjegjshme”, rrëfimet në këtë novel ndahen edhe në dy këndvështrime të tjera, asaj të Megan, vajzës së zhdukur e cila na zbulon se nën fasaden e jetës se saj përfekte fshihet edhe nje anë e errët, dhe Anna-s, gruas së tanishme të Tom e cila me çdo kusht dëshiron ta largojë Rachel-in nga jeta e tyre.
Kjo novel dëshiron edhe që të na bëjë të mendojmë pse shoqëria ngutet ta gjykoj një grua vetëm pse duket e thyer dhe konfuze, edhe pse këto kualitete janë zakonisht shenja se prapa saj fshihet një histori e fuqishme.

3.WE WERE LIARS
Me një shkrim shumë poetik dhe metaforik, autorja E. Lockhart na sjellë një histori psikologjike e mbushur përplot me misterie dhe momente ankthi, histori e cila do iu habisë, histori të cilen lexuesi do e ndjen nevojen ta rilexoj.
E sjell një libër nga i cili mos prit që fundi i tij të dal ashtu qysh mendon, por prit emocione, shumë emocione, dhe prit gënjeshtra, shumë gënjeshtra.

Ky libër flet për një vajze dhe rreth shoqerisë së saj, rreth verës së atij viti.
Libër që flet për paranë dhe pasurinë e një familje.
Libër që flet për vlerat dhe shtirjet e një familje.
Libër që flet për gënjeshtra, nga ato që ia themi të tjerëve, dhe ato të cilat ja themi vetvetës, gënjeshtra të cilat ekspozohen dhe, gënjeshtra që fshihen.

You might also like