Libra

Librat e Vitit 2015 – Shqiponja Alshiqi

Maniakat e Leximit kete vit kemi pyetur pese nga lexuesit me aktiv ne rrjetin shoqeror Goodreads, per te listuar librat me te mire qe kane lexuar kete vit.
Dhe kete renditje e perfundojme me tre librat me te mire qe ka lexuar kete vit dhe nje permbledhje per ta na sjell, nga Shqiponja Alshiqi.

November Nine, Colleen Hoover
Zhanri: Romance, Contemporary, New Adult
Ky liber shte per njerezit qe deshirojn vetem romance dhe linja ‘cheesy’. Colleen Hoover eshte mjeshtre e librave romance. Harrojeni Nicholas Sparks apo Danielee Steel, ajo eshte me e mira ne kete zhaner per momentin.
Ky liber ndjek Fallon qe takohet me Ben – nje shkrimtar aspirues, lidhja ndermjet tyre eshte e menjehershme. Por, kjo eshte nata kur Fallon zhvendoset ne Nju Jork per te ndjekur endrrat e saja ne aktrim. Per kushdo qe do te lexoj kete, do te ju sugjeroja mos ta lexoni as kete! Kapeni kete liber dhe nisjani lexojeni derisa te ju turbullohet shikimi. Ndryshimet qe ka ne tregim do te ju mbajne zgjuar tere naten deri ta kryeni. Eshte nje nga librat e mi te preferuar sepse kam qeshur, kam qare, me ka bere te lumtur, me ka bere te pikelluar ne te njejten kohe.
Absolutisht meriton pese yje.

Dragonfly in Amber ( Outlander #2), Diana Gabaldon
Zhanri: Historical Fiction, Time Travel, Romance, Fanstasy, Adult, Adventure
Nga te gjithe librat Outlander, ky eshte i preferuari im sigurisht (se paku deri tani). S’mund te jap ndonje spoiler sepse tregimi eshte i mbushur me ta. Kur fillova ta lexoj, isha e sigurt qe ose kishte dicka gabim me kete liber, ose qe kisha downloadu linkun e gabuar.
S’besoj qe kam lexuar ndonjehere nje liber qe me ka bere kaq konfuze.
Gjithcka ne kete liber eshte e perkryer, shkrimi, karakteret, historia, ndryshimet ne storie, e edhe antagonistet. Eshte shkrimi me i detajuar qe kam pasur kenaqesine te lexoj ndonjehere. 743 faqe te nje tregimi te mahnitshem.

The Six of Crows #1, Leigh Bardugo
Zhanri: Young Adult, Fantasy, Magic, Adventure, Crime
The Six of Crows ishte libri qe me la pa fjale.
Fillova ta lexoj me prijet me te ulta. Ishte nje tregim epik me gjashte karaktere te ndryshme, gjashte pikepamje. Nje tregim i mrekullueshem i magjise, erresires, aksionit, humorit qe do te ju bejnte te qeshni me ze te larte, dhe sigurisht romances. Te gjashte karakteret jane kriminel dhe secili nga ta ka te kaluaren, historine e tyre. Dhe kur shfaqet rasti per te bere vjedhjen me te madhe qe do ti bej te pasur te gjithe, ata nuk hezitojne te bashkangjiten. Porse ata nuk e duan aq shume njeri tjetrin.
Asgje te keqe nuk ka me kete liber. Asgje.