Librat e Vitit 2015 – Hana Gashi

Maniakat e Leximit kete vit kemi pyetur pese nga lexuesit me aktiv ne rrjetin shoqeror Goodreads, per te listuar librat me te mire qe kane lexuar kete vit. Sot, tre librat me te mire qe ka lexuar kete vit dhe nje permbledhje per ta na sjell, Hana Gashi.

  1. The Time Traveler’s Wife

The Time Traveler’s Wife, liber ky i autores Audrey Niffenegger, konsiderohet si fantashkence, e prej disa kritikeve edhe si romance. Libri ka si personazh kryesor Henry DeTamble, ni burre qe ka linde me ni crregullim gjenetik shume t’rralle qe ja shkakton udhetimin n’kohe, nderkohe qe gruja e tij, Clare Abshire, duhet t’pajtohet me zhdukjen e tij t’papritshme. Henry nuk e ka nen kontrolle se kur ose per ku zhduket apo edhe sa gjate do t’qendroje, po vendet t’cilat i viziton kane ni randsi
t’madhe per to. Henry fillon me udhetimet ne kohe kur osht shume i vogel, vetem 5 vjec. Kur Audrey e ka shkru librin, ka qene n’gjendje t’keqe emocionale, prandaj edhe libri osht si ni lloj metafore per lidhjet e saj t’deshtume. Libri diskuton ceshtje t’dashurise dhe humbjes, edhe e perdore udhetimin n’kohe si ni menyre me shprehe mungesen e komunikimit si dhe distancen ne ni lidhje.

  1. Ugly Love

Colleen Hoover nuk zhgenjen. Titulli i librit flet pikerisht per ata cka pret prej tij kur e lexon. Libri osht i shkrum prej dy prespektivave: Miles Archer edhe Tate Collins. Tate takohet me Miles diten qe ajo zhvendoset n’apartamentin e vllau t’saj. Miles i dehun osht shkak qe Tate me e paragjyku n’fillim, po prape se prape e kane ni terheqje t’menihershme. Miles i ka dy rregulla: mos me e pyte per t’kalumen, edhe mos me prite ni t’ardhme me to. Kapitujt qe jone t’shkrum prej prespektives t’Miles tregojne per t’kalumen e tij, para gjashte viteve, ne kohen kur i ka ndodhe ajo fatkeqsi qe e ka shkatrru Miles deri ne kete pike. Liber i mahnitshem per ata qe e pelqejne romancen.

  1. Schindler’s List

Ne menyre qe Thomas Keneally t’i shokoje lexusit e tij me ni tregim per Luften e Dyte Boterore, ka vendose me shkru prej ni prespektive tjeter. Oscar Schindler, gjerman qe i perket partise naziste vendose t’i shpetoje 1,200 hebrenje duke i punesu ne ni fabrike t’tij qe ndodhet ne Poloni. Duke qene kjo ngjarje e vertete, ndikimi qe e ka ne lexusin osht i papershkrushem. Libri fokusohet ma shume ne veprimet edhe ambicjet e Oscar se sa ne tmerrin e luftes. Schindler’s List, duke e tregu historine e ni njeriu t’mire qe jeton ne kohna t’liga, osht ni liber shume i randsishem qe tregon se as pasuria, as fuqia nuk jone ma me vlere se sa jeta e njeriut. Edhe pse ajo cka bon Schindler konsiderohet si krim prej superiorve t’tij, Thomas Keneally tregon se si ni njeri mundet me i ndryshu jetet e 1.200 hebrenjve.

 

You might also like