Libra

Libra për tetor

Maniakë t’Leximit duke provuar të kthej në traditë rekomandimet mujore të librave, edhe këtë muaj ka vendosur të sjell disa alternativa nga njerëz që kënaqësinë e gjejnë në të lexuar. Ju ftojmë edhe juve të na dërgoni sugjerime dhe të jeni pjesë aktive e grupit tonë në Facebook. E për tetor janë këta libra që propozojnë maniaket tanë…

 

‘Stolen: Letter to My Captor’ – Lucy Christopher

Është rekomandimi nga Shqiponja Alshiqi për muajin tetor. “Është një nga librat e mi të preferuar. Është një novel e shkruar në formë të një letre nga Gemma për kidnapuesin e saj, Ty. Është një rrugëtim në botën e Sindromit të Stokholmit.

Është i bukur, zemërthyes, dhe do të ju mbaj të ngjitur deri në kapitullin e fundit. Libri ka edhe të drejtat filmike dhe autori tashmë është duke bërë skenarin” shkruan Shqiponja.

‘All the Light We Cannot See’ – Anthony Doerr

“Une per tetor ju propozoj ni liber t’Anthony Doerr, All The Light We Cannot See, titull i cili ka ma shume se vetem ni kuptim. Osht liber i shkrum n’kohen e Luftes se Dyte Boterore. Ni prej personazheve kryesore t’ktij libri osht, Marie-Laure LeBlanc, ni vajze qe verbohet n’moshe shume t’re, gjashte vjecare. Fjalite qe i perdore autori per me pershkru menyren qysh kjo e percepton boten prej ni kandi shume t’erret, jane t’mrekullushme, shume t’gjalla edhe plot emocion, sa qe t’duket qe edhe ti po i bon t’njejtat gjana si Marie-Laure. Ni personazh tjeter osht Werner Pfennig, ni fmi qe, bashke me motren e vet, kane mbete ne ni jetimore kur baba i tyne vdeke n’miniere ku ka punu. Werner ka pa qaq shume dhimbje e mjerim n’bote, saqe nuk beson n’ni t’ardhme t’ndritun. Kur te dyte zhvendosen ne ni qytet tjeter si ni vend ma i sigurte, jetojne shume afer njoni tjetrit. Aty edhe takohen per here t’pare. Ai qytet sulmohet prej gjermanve e kshtu shpaloset tregimi. Pjesa ma e madhe e ngjarjes zhvillohet gjate luftes, edhe pse kohe pas kohe ka kapituj qe tregojne per ngjarje qe kane ndodhe vite ma heret. Ky liber osht njo prej librave t’mi t’preferum. Anthony e ka shkru n’ate menyre saqe t’jep ankth edhe lumturi edhe trishtim ne t’njejten kohe. Lexim t’kandshem :)” – është rekomandimi i Hana Gashit

 

‘The Girl on the Train’ – Paula Hawkins

Pas daljes në treg të “Gone Girl”, novelat triller-psikologjik për martesa të shkuara keq dhe të fokusuara në përsonazhe femërore karizmatike, të destinuara për ta nxjerr në dritë rrënjët e dhimbjeve dhe traumat femërore, i hapen rrugë një zhanri të ri në fushën e literaturës, dhe njëra nga këto pasardhëse është edhe “The Girl On The Train”, apo “Vajza në Tren”

“Vajza në tren është Rachel, një 32 vjeçare e divorcuar dhe e alkoolizuar e cila ështe duke kaluar në një periudhë mjaftë të vështirë në jetën e saj. Me shpresën që shoqja e saj e dhomës mos ta kuptoj që e kanë pushuar nga puna, ajo udhëton me tren çdo ditë për në Londër dhe anasjelltas, sikur ende ta kishte një të tillë.

Por, ky tren “mizorisht” ndalet shkurtazi çdo ditë ne një stacion pranë nga shtëpia ku kjo njëherë e një kohë jetonte me Tom, ish burrin e saj, i cili ende jeton aty, por me Annen, gruan për të cilen ky i fundit e ka lënë, dhe sikur për ta larguar vëmendjen nga ish shtëpia e saj, Rachel prej dritarës së trenit fillon të obsesionohet me një çift të ri disa shtëpi më poshtë, me jetën e tyre të lumtur, me figurat e tyre të bukura dhe shpesh fantazon për jetën e tyre, dhe si ata janë çdo gjë që kjo ka dashur të jetë.

Por, një ditë Rachel tronditet nga ajo çka sheh në shtëpinë e çiftit, dhe kur pas disa ditëve gruaja zhduket, dhe Rachel e bindur se ajo qka ka parë ka lidhje me zhdukjen e saj, fillon ta thelloj veten në zgjidhjen e këtij misteri, por për shkak të efekteve të alkoolit dhe humbjës së shpeshtë të vetëdijes si pasojë e saj, Rachel bëhët dëshmitare jo fort e besueshme, jo vetëm nga autoritetet por edhe nga vetja e saj.”

 

Unë mendoj se ajo çka e ka bërë këte novel të veçant është se përveç rrëfimit të Rachel, i cili shpesh i dhimbshëm, për shkak të betejës së saj me vetvetën që të kapet pas memorieve të fshehura në mjegullën e netëve të dehura, dhe frika e saj se këto memorie fshehin diçka më shumë se disa netë të “papërgjegjshme”, rrëfimet në këtë novel ndahen edhe në dy këndvështrime të tjera, asaj të Megan, vajzës së zhdukur e cila na zbulon se nën fasaden e jetës se saj përfekte fshihet edhe nje anë e errët, dhe Anna-s, gruas së tanishme të Tom e cila me çdo kusht dëshiron ta largojë Rachel-in nga jeta e tyre.

Kjo novel dëshiron edhe që të na bëjë të mendojmë pse shoqëria ngutet ta gjykoj një grua vetëm pse duket e thyer dhe konfuze, edhe pse këto kualitete janë zakonisht shenja se prapa saj fshihet një histori e fuqishme. – është rekomandimi i Yll Kollçakut

 

AKTE BESIMI (Acts of Faith) – Erich Segal

Një roman i mrekullueshëm, por edhe provokues, i autorit amerikan Erich Segal, i cili ndërthur “nyje” jetët e tre personazheve kryesorë, edhe pse ata u takojnë kulturave dhe besimeve të ndryshme.

Debora. Danieli. Timotiu.

Ata u njohën qysh fëmijë, të dëlirë nga dy botë të ndryshme, dhe prej atij momenti fatet e tyre u paracaktuan të ishin të lidhura përgjithmonë.

Ngjarja zhvillohet kryesisht në Bruklin, për të na dërguar më pas në rrugët e Izraelit, qytetin e Jerusalemit e deri më vonë, edhe në Brazili.

DEBORA – një vajzë çifute, e rritur dhe e edukuar po në këtë frymë, me qëllimin që të bëhet një “bashkëshorte e mirë” si nëna dhe motrat e saj, por nga ana tjetër me një shpirt kryengritës, ide feministe, e cila nuk pajtohet plotësisht me rregullat dhe kufizimet që i bën feja ndaj saj dhe femrave të tjera në përgjithësi.

DANIELI – një djalë çifut, trashëgimtari i vetëm i familjes Luria, i “paracaktuar” të bëhet rabin, por që në fund do ta zhgënjejë të atin e tij, një rabin i shquar.

TIMOTIU – një djalë katolik, jetim me prindër të gjallë. Jeta e tij është e ndërtuar mbi gënjeshtra, dhe ai do të gjejë mbështetje dhe përkrahje te kisha, të cilës më pas do t’i përkushtohet me zell, duke luftuar ashpër me ndjenjat e tij.

Atyre u thuhet që dashuria është mëkat, dhe duhet t’i bëjnë ballë tundimit, por sa do ta arrijnë këtë?

Dashuria e tyre do të luftojë ashpër kundër paragjykimeve fetare, por, a do fitojë në fund?

Një temë interesante, po aq edhe tabu: dashuria mes dy njerëzve fetarë, edhe atë të dy besimeve të ndryshme.

Një e veçantë tjetër, që është edhe te disa romane tjera të Erik Segalit, është se përçon informacione reale mbi temat që trajton, dhe këtë herë na njeh me një pjesë të kulturës së judaizmit, por edhe të asaj krishtere, që është edhe një arsye tjetër ta lexoni.

Personalisht më ka pëlqyer shumë, është roman interesant, tërheqës, dhe arrin të mësosh mjaft prej tij. Për mendimin tim, ia vlen ta lexoni, dhe ua rekomandoj. – shkruan Drenushë Morina

 

Dhe Lirim Jusufi për tetor rekomandon

‘The Hundred-Year-Old Man who Climbed Out the Window and Disappeared’ – Jonas Jonasson

Për muajin tetor kam përzgjedhur librin e një shkrimtari suedez Jonas Jonasson për një njeri që

në ditëlindjen e tij të 100-të ik nga shtëpia e pleqëve dhe nis një aventurë të re (jo të parën pasi që kuptojmë më vonë se jeta e tij ka qenë e mbushur me aventura).

Autori shumë mirë ndërlidh jetën e tij të tanishme me një ngjarje që mbërthen rrugës një grup të shokëve të tij që rastësisht bëhen pjesë e tregimit, një elefanti, një autobusi, një bandë hajdutësh si dhe policia të vënë pas tij.

Ndërsa rinia e tij ishte gjithçka vetëm jo e mërzitshme. Luftoi krahas gjeneralit Franco në Spanjë, ndihmoi në krijimin e bombës atomike në SHBA, ekspert i eksplozivit, i ndihmoi si SHBA ashtu edhe Rusisë për bombën atomike, u bë shok me vëllain e Ajnshtajnit, hëngri darkë me Stalinin (i tha pse nuk i hjek musteqet), Rusveltin, de Gaullin, Churchillin,

shpëtoi gruan e tretë të Mao Ce Dungit, takoi Kim Il Sung (edhe djalin e tij), ose gjyshin dhe babain e Kim Jong Un të tanishëm, udhëtimi i tij në Himalaje, ishte i burgosur në Iran, i internuar në Siberi e shume ngjarje tjera.

Pra kjo novelë e mbushur me spiunë, polici, luftëra, takimet dhe shoqërimi i tij me presidentët botërorë, e plotë gjëra tjera (nëse nuk ju kam treguar të gjithën na falni). Në asnjë moment nuk do të ketë ndonjë kapitull ku ju do të mërzitëni me ndonjë ngjarje.

Një libër përplot aventurë që duhet lexuar në këto ditë me shi. Lexim të këndshëm!