Kur regjisorët flasin për regjisorët…

ingmar_bergman_01

Komente të bëra nga regjisorët kundrejt regjisorëve të tjerë,të marra nga biografitë,esetë,intervistat,dhe nga burime të tjera.

 

Jean-Luc Godard:

[Për Quentin Tarantinon] – Tarantino ka emëruar kompaninë e tij të prodhimit pas një prej filmave të mi.Do të kishte bërë më mirë po të më jepte disa para.

[Për Spielberg] – Nuk e njoh atë personalisht.Nuk mendoj se filmat e tij janë shumë të mirë. Është e quditshme,ai nuk kishte asnjë ide për Holokaustin kështu shkoi dhe kërkoi inspirim diku tjetër.Kur nuk kemi ndonjë ide për diqka,ne e kërkojmë atë fillimisht brenda vetvetes.

[Për Robert Bresson] – Në botën e sotme,Franca mund të shkëlqejë vetëm me punë të jashtëzakonshme.Robert Bresson e ilustron këtë rregull në kinema. Ai është kinemaja franceze,sikurse Dostojevski është për romanin Rus dhe Mozarti për muziken Gjermane. Në tempullin e kinemasë,ka imazhe,dritë dhe realitet.Sergei Parajanov ishte mjeshtër i atij tempulli. Kinemaja fillon me D.W. Griffith dhe mbaron me Abbas Kiarostami’n.

 

Akira Kurosawa:

[Për Kenji Mizoguchi] – Regjisori Japonez të cilin e admiroj më së shumti.Pra,prej të gjithë regjisorëve japonez,respektin më të madh kam për të … Me vdekjen e tij,filmi japonez ka humbur krijuesin e tij të vërtetë.

[Për John Ford] – Është me të vërtetë i madh … Kur të plakem,kësi lloj regjisori do doja të bëhem. E kam respektuar atë prej fillimit.I kushtoj vëmendje të madhe prodhimeve të tij, dhe mendoj se jam i ndikuar nga to.

[Për Andrei Tarkovskyn] – ” Me të vërtetë më mungon.Ai vdiq në moshën 54 vjeqare.Ai vdiq shumë i ri…,” Çdo prerje nga filmat e tij është një imazh i mrekullueshëm në vetvete. Çdo film i tij është i mrekullueshëm,në të vërtetë.Ai ishte i mahnitshëm posaqërisht me trajtimin e elementit të ujit,siq shihet,shembull,në Solaris dhe Sacrifice.Filmat e tij janë disi më ndryshe prej pjeses tjetër të filmave.Kam ndëgjuar se babai i tij është poet i famshëm.Pra Andrei ka talent dhe vlerë të madhe poetike. Andrei ishte njeri miqësor dhe simpatik.Disi,gjithmonë jam ndjerë se ishte sikurse vëllau im më i ri.

 

Ingmar Bergman:

[Për Orson Welles] – Për mua ai ështe vetëm një mashtrim.Është bosh.Nuk është interesant.Është i vdekur.Citizen Kane,prej të cilit kam një kopje – është i tëri për kritik,gjithmon në krye të çdo sondazhi të marrë,por un mendoj se është i tëri i mërzitshëm..Mbi të gjitha,shfaqjet jan të pavlefshme.Shuma e respektit që filmi ka është absolutisht e pabesueshme.
Unë kurrë se kam pëlqyer Welles si aktor,sepse ai nuk është me të vërtetë një aktor.Në Hollywood keni dy kategori,ju flisni për aktoret dhe personalitetet.Welles ishte një personalitet i madh,por kur ai luan Othello,çdo gjë shkon posht,e shihni,kjo është kur ai vdes.Në syte e mi ai është një regjisor pafundësisht i mbivlerësuar.

[Për Jean-Luc Godard] – Unë kurrë nuk kam marrë ndonjë gjë prej filmave të tij.Kinematografikisht jointeresant dhe pafundësisht i mërzitshëm.Ai i ka bërë filmat e tij për kritikët.Një nga filmat,Masculin Féminin (1966), u gjirua këtu në Suedi.Ishte shumë i mërzitshëm.

[Për Andrei Tarkovsky] – Zbulimi i filmit të parë të Tarkovksyt ishte si një mrekulli.Papritmas kam gjetur veten duke qëndruar në derën e një dhome,çelësi i të cilës,deri atëherë, kurre nuk më është dhënë mua.Ishte një dhomë të cilën unë gjithmonë kisha dëshirë për të hyrë. U ndjeva i inkurajuar dhe i nxitur: dikush ishte duke shprehur çka unë gjithmonë doja të thoja pa e ditur se si.Tarkovsky për mua është më i madhi,ai i cili shpiku një gjuhë të re,të vërtetë të natyrës së filmit,pasi ajo kap jetën si një reflektim,jetën si një ëndërr. Fellini,Kurosawa dhe Buñuel lëvizin në të njëjtat fusha sikurse Tarkovsky. Antonioni ishte në rrugën e tij,por skadoi.Ai ka bërë vetëm dy kryevepra,nuk duhet të shqetësoheni me të tjerat. Njëra është Blow-Up,të cilin e kam parë disa herë,dhe tjetra është La Notte,gjithashtu një film i mrekullueshëm,edhe pse kjo është kryesisht falë Jeanne Moreau. Në koleksionin tim e kam një kopje të Il Grido,dhe mallkuar qoftë,sa film i mërzitshëm që është.

[Për Alfred Hitchcock] – Mendoj se është një teknik shumë i mirë.Ai ka diqka në Psycho (1960),kishte disa momente.”Psycho” është një nga filmat e tij më interesant për shkak se ai kishte për ta bërë shumë shpejt,në mënyrë shumë primitive.Ai kishe pak të holla,dhe ky film tregon shumë rreth tij.

 

Frederico Fellini:

[Për Akira Kurosawa] – Mendoj se ai është shembulli më i madh se si një autor i kinemasë duhet të jetë.Ndjej një afinitet vëllazëror me mënyren e tij të tregimit të një storjeje.

[Për Ingmar Bergman] – Unë kam një admirim të thellë për të dhe punen e tij,ani pse nuk i kam parë të gjithë filmat e tij.Para së gjithash,ai është mjeshtër i profesionit të tij.Së dyti,ai është në gjendje të bëjë gjëra misterioze,detyrues,piktoresk dhe,nganjëherë, i neveritshëm.Për shkak të kësaj,ai ka të drejtë të flasë për njerëzit e tjerë dhe që të ndëgjohet nga njerëzit e tjerë.

Hitchcock e respektoj shumë,dhe për cilësitë e kundërta nga unë,për cilësitë e tij si një shkencëtar,biolog dhe sensin e tij të thellë të humorit që i jep jetë këtij vizioni që ai ka,i cili është shumë prekë dhe shkencor.

[Për Charlie Chaplin] – Një lloj i Ademit prej të cilit të gjithë ne kemi rrjedhur.

Me vdekjen e Sergei Parajanov kinemaja ka humbur një prej magjistarëve të saj.

You might also like