Seriale

Kthehet Curb Your Enthusiasm

Curb Your Enthusiasm

Seriali komedi i Larry David, pas gati pesë viteve do të kthehet në HBO.

Curb Your Enthusiasm do të kthehet për sezonin e nëntë konfirmon HBO. Por, vetëm kjo është konfirmuar nga HBO, duke mos dhënë detaje tjera. Nuk dihet sa episode, apo kur do të shfaqet premiera e sezonit të nëntë, ajo çfarë dihet është se është duke u punuar në këtë drejtim.

Sezoni i tetë i komedisë së HBO kishte përfunduar para pesë viteve.