Kathy Bates në Netflix

kathy bates

Aktorja fituese e Emmy dhe Oskar, Kathy Bates do të jetë e pranishme në VOD shërbimin Netflix. Bates do të luaj rolin kryesor në komedinë Disjointed.

Kjo komedi vjen nga Chuck Lorre e David Javerbaum derisa është porositur në serial për njëzet episode gjysmë-orëshe për sezonin e parë.

Sipas përshkrimit Disjointed është komedi ku karakteri i Kathy Bates është një avokate për legalizimin e marihuanës e cila më në fund ka gjetur profesionin e jetës pasi ka hapur një farmaci kanabisi.

Kathy Bates më parë është shfaqur në seri televizive si Harry’s Law, American Horror Story, The Office, Mike & Molly dhe Six Feet Under.

You might also like