Filma

Karen Gillan në Jumanji

karen-gillan

Aktorja Karen Gillan do të jetë pjesë e kastit të filmit Jumanji.

Ribërja e filmit të njohur me Robin Williams, tashmë ka në kast Dwayne Johnson dhe Kevin Hart, dhe më shumë përshkruhet si vazhdim i tregimit të filmit të parë se sa ribërje.

Jake Kasdan është në ulësen e regjisorit, derisa Jack Black e Nick Jonas, janë gjithashtu pjesë e kastit të aktorëve.

Jumanji në kinema pritet të vjen me datë 28 korrik të vitit të ardhshëm, ndërkohë Karen Gillan do të jetë pjesë e filmit Guardians of The Galaxy Vol.2 në kinema me datë 28 prill 2017.