Film

John Williams vazhdon me Star Wars e Indiana Jones

John Williams

Përkundër problemeve shëndetësore, John Williams ka konfirmuar se planifikon të bëj kolonën zanore për filmat e radhës Star Wars dhe Indiana Jones.

“Nëse mundem, sigurisht që do ta bëj. I kam thënë Kathy Kennedy që do ta bëj me qejf dhe arsyeja e vërtetë është që nuk dëshiroj askush tjetër të bëj muzikën për Daisy Ridley,” ka thënë Williams.

Ai do të pushoj nga filmi i radhës i universit të Star Wars, Rogue One. Alexandre Desplat do të bëj kolonën zanore për këtë film.

Ndërkohë John Williams është duke vazhduar me dy filmat e Steven Spielbert, The BFG dhe Ready Player One. “Steven pret të punoj për të derisa të bëj 100 vjet,” deklaroi Williams derisa ishte i pranishëm në ceremoninë nderuese të Institutit Amerikan të Filmit.

John Williams është 84 vjeçar.