Intervista

Intervistat ‘TV për TV’ – Korab Lecaj

korabiGjatë javëve të kaluara, uebfaqja Maniakat.com ka realizuar disa intervista me personalitete televizive kosovare. Intervistat janë botuar më parë tek uebfaqja mike, Telekomanda.com, derisa ditëve në vijim do të ribotohen edhe tek Maniakat.com. Intervista e parë vjen me producentin dhe autorin e emisionit ‘Rendez-Vous’ në RTV21, Korab Lecaj, mik dhe kontribuues në grupin Maniakë t’filmave.

Në 13 pyetjet tona ai dha këto përgjigje:

 

Maniakat: Sa shpesh shikoni TV dhe filma?
Korab Lecaj: Çdo ditë nga 3 orë. Në TV shikoj filma, që nënkupton çdo mbrëmje dy filma.

 

Maniakat: Çfarë ju pëlqen më së shumti të shikoni?

Korab Lecaj: Sa i përket televizionit, kryesisht shikojë emisione dokumentare. Zhanret e filmave: Dramë, luftë, epik, triler.

 

Maniakat: Cilat seriale jeni duke i përcjell për momentin?

Korab Lecaj: Asnjë. Jam tip që nuk i pëlqej shumë serialet, s’kam kohë të lidhem me ta.

Maniakat: E cili mendoni se ka qenë seriali më i mirë që keni parë ndonjëherë? Momenti më i mirë në serial, TV?

Korab Lecaj: Për mua, “Dr. House”. Nuk më kujtohet ndonjë moment, por, momentet kur ky personazh i diagnosifikon pacientët që janë buzë vdekjes, më fascionojnë.

Maniakat: Programe tjera televizive a shikoni? Reality, talk-show, talent-show, lajme, sport?

Korab Lecaj: Një kohë e kam shikuar shumë emisionin “Inside the Actors Studio” me autorin James Lipton. Emision që më ka inspiruar mua si regjisor i filmit, por edhe si gazetar i televizionit.

 

Maniakat: Çfarë ju pëlqen më së shumti nga ky lloj i programeve? Çfarë shikoni?

Korab Lecaj: Shikoj talk show, kryesisht.

 

Maniakat: E filmat, cili është filmi i fundit që keni parë?

Korab Lecaj:Fury” me Brad Pitt.

 

Maniakat: TV, DVD, kinemaja, apo Video-on-Demand?

Korab Lecaj: Përfundimisht, pa asnjë dyshim, gjithmonë: KINEMAJA

Maniakat: Pesë filmat më të mirë të bërë ndonjëherë?

Korab Lecaj:

 1.“Gladiator” – Ridley Scott

2.“Green Mile” – Frank Darabont

3.“Pulp Fiction” – Quentin Tarantino

4.“The Gold Rush” – Charlie Chaplin

5.“The Pianist” – Roman Polanski

Maniakat: Personazhi më i mirë në film?

Korab Lecaj: Personazhi i John Coffey te filmi “Green Mile”, i luajtur nga i ndjeri Michael Clarke Duncan.

 

Maniakat: Aktori, regjisori, skenaristi, në përgjithësi personaliteti më i mirë kinematografik?

Korab Lecaj: Përfundimisht, Charlie Chaplin.

Maniakat: Filma dhe seriale që i sugjeroni lexuesve të kësaj interviste të shohin patjetër?

Korab Lecaj: Shikoni filmin “Braveheart” të Mel Gibson “Kohërat moderne” të Charlie Chaplinit, “The Shawshank Redemption” të Frank Darabont; “Django Unchained” të Tarantinos, “Casablanca” të Michael Curtiz edhe “The Shining” të Stanley Kubrick.