Filma

INSURGENT 3D NË DOKUKINO

“Do të jeni dëshmitarë të një përformance rrenqethëse, më të mirë së cilido efekt special i kompjuterizuar, kur do ta shihni kthimin e një aktoreje në një yll të vërtetë” shkruan Robbie Collin për Telegraph-in. Ai është duke folur për Shailene Woodley që në filmin INSURGENT luan rolin e Tris Prior, një gjashtëmbëdhjetë vjeqare që urren të shfaq dobësi.

Sa herë që storia e filmit fillon të tendoset sado pak, ju e shihni karakterin kryesor me qëndrimin dhe vetëpërmbajtjen e saj, dhe siguroheni që gjithçka do të jetë në rregull. E që në të shumtën e rasteve nuk është aspak në rregull.

Derisa koncepti qendror i një shoqërie të segmentuar sipas tipareve të karakterit mund të duket i çuditshëm, regjisori i filmit, Robert Schwentke e mban nivelin e aksionit mjaftueshëm sa për të na mbajtur të hutuar, me skena të shkrira jashtëzakonisht mirë me njëra-tjetrën, që përfshijnë edhe ato të llojit që e mbajnë audiencën duke dëshiruar më shumë.

Në film do ta shihni që AJO që shkelqen është padyshim Woodley me karakterin e saj të “lideres së rebeluar” që më së shumti na bind për emocionet e saj me mimikat e jashtëzakonshme. Krahas saj, edhe Miles Teller si Peter dhe Theo James si Four e japin maksimumin për rolin e tyre.

Insurgent në formatin 3D fillon të shfaqet më 31 mars, çdo natë në ora 19:00 dhe në ora 22:00 në kinemanë e Prizrenit, DokuKino.

 

Ardita Kasemi

www.doku-kino.com