Hyrje në zhanrin Wuxia
Filma

Hyrje në zhanrin Wuxia

Fotografi të bukur, efekte vizuele mbreslënëse, rrëfimi i heroizmave të një individi apo grupi të vogël njerëzish, skena lufte të artit marcial etj., këto janë karakteristikat të cilat e karakterizojnë zhanrin ‘Wuxia’ të kinematografisë Kineze. Gjithashtu ky zhanër shpesh radhitet në mesin e filmave të kategorisë fantazi për shkak të skenave ku protagonistëve përmes hiperbolës iu përshkruhen fuqi të mbinatyrshme (kujto skenat kur aktorët fluturojnë, akumulimi i energjisë së brendshme – chi – në mundjen e oponentit etj.), prap se prap për nga përmbajtja e tregimit ato mund të kenë bazë në histori të vërtetë të popullit Kinez apo mund të jenë edhe krejtësisht të imagjinuara.

Karakteristikë tjetër e këtij zhanri është edhe stili i rrëfimit, ku zakonisht bëhet fjalë për periudha kohore të shekullit 17 a më të hershme, në të cilat ligji nuk funksiononte siç duhet, e nga ky mes del një burrë apo grua (që shpesh edhe kamuflohet si burrë duke e kritikuar kështu patriarkalizmin) i cili lufton për kauzën e drejtësisë dhe moralit. Një qasje e tillë na kujton filmat Western të Perendimit të egër dhe filmat me Samurai nga Japonia, mirëpo me një hiperbolizim më të madh të protagonistëve duker iu përshkruar fuqi të mbinatyrshme.

Nga filmat që i kam pa dhe më kanë pëlqy tepër shumë do t’i kisha veçu:
• Crouching Tiger, Hidden Dragon – nga regjisori Ang Lee dhe actorët si Yun-Fat Chow, Michelle Yeohn e Ziyi Zhang – fitues i 4 çmimeve Oscar

http://www.imdb.com/title/tt0190332/


• Hero – nga regjisori Yimou Zhang me actorët Jet Li, Donnie Yen, Tony Chiu Wai Leung edhe këtu e kemi Ziyi Zhang një fytyrë që shihet shpesh në filmat aziatik, gjithashtu fytyrë kjo që të jep një përshtypje se nuk plaket kurrë, e pafajshme, e ëmbël, por prap e rrezikshme dhe vdekjepruese. http://www.imdb.com/title/tt0299977/


• House of Flying Daggers – edhe ky film vjen nga regjisori Yimou Zhang dhe ndër rolet kryesore e kemi Ziyi Zhang, Andy Lau dhe aktorin që prindët i ka njërin Kinez e tjetrin Japan Takeshi Kaneshiro http://www.imdb.com/title/tt0385004/


• Red Cliff 1, 2 të regjisorit John Woo, edhe këtu i gjejmë herojtë si Tony Chiu Wai Leung dhe Takeshi Kaneshiro http://www.imdb.com/title/tt0425637/

• Reign of Assassins nga regjisori Chao-Bin Su ku në fokus e kemi heroinën Michelle Yeoh http://www.imdb.com/title/tt1460743/

Kësaj liste ia kisha bashkangjitë edhe filmin The Grandmaster nga Wai K. Wong, një biografi e mjeshtrit Ip Man mirëpo me disa cilësi të Wuxia, fotografi të bukur me efekte vizuele të mahnitshme, skena luftimi të hiperbolizuara mirëpo me nje intensitet jo shumë të madh http://www.imdb.com/title/tt1462900/ Gjithashtu është edhe filmi Shaolin ku luajn Andy Lou edhe Jackie Chan http://www.imdb.com/title/tt1533749/

Këto janë vetem disa nga filmat modern të ketij zhanri nga viti 2000 e këndej, që shpresoj të shërbejnë si një hyrje për dashamirët e filmit që ende nuk janë futur në këtë zhaner apo e kane provuar vetëm kalimthi e që dëshirojnë të zhyten në të.

Kushtrim R. Krasniqi