Seriale

House of Cards – Sezoni 5 (me spoilera)

Sa larg mund të shkojnë Underwoodët?!

Kishte momente kur flirtonin me një mundësi për të hapur një luftë ndërmjet Frank e Claire! Edhe kjo luftë e ftohtë zgjati deri në fund pothuajse. Bile edhe do të vazhdoj edhe në sezonin e gjashtë.

Intriga përtë mos na dhënë një qartësi në fund është hap i mençur i producentëve për të na bërë të presim për sezonin e gjashtë (akoma të pakonfirmuar). E kështu siç po ecin punët, seria mund të vazhdoj edhe deri në tetë sezone. Por, jo me atë nivelin fillestar.

Me largimin e Frankit jashtë politikës, po hapet një horizont me shumë mundësi tjera, ndoshta edhe të pashterura. Megjithatë ai ngazëllimi i sezonit të parë ku ndodhnin gjëra të çmendura ka kaluar me gjasë. Vrasjet po vazhdojnë. Por, më s’jemi të befasuar. Dhe pos vrasjeve s’kanë çfarë të bëjnë më tjetër. Pos të nisin një luftë ndërmjet vete. Një luftë e tillë nuk i kryen punë as njërit as tjetrit. Një luftë ftoftë, e fshehtë në anën tjetër, diçka si e tillë që veçse po ndodh, mund të mbaj interesimin për momentin.

Aktrimi vazhdon të jetë i shkëlqyeshëm. Asgjë nga më pak që kemi pritur.

Michael Kelly si Dog ka arritur të bëj më shumë se që kemi pritur si nga karakteri i tij, ashtu edhe nga aktrimi. Leann e Aidan kanë qenë karaktere të mira, ngjashëm si çifti Will e Hannah Conway. Mendoj që kanë mundur të sjelli një përfundim tjetër për Willin dhe tregimin e tij. Edhe për Thomas Yates ka mundur të jetë një fund më i butë ndoshta. Por, duhet të mbahet niveli i çmendurisë, dhe kjo jo që arrin atë. Megjithatë tentim i mirë. Karakteri i Sean si ndihmës i ri i Seth ka qenë interesant, e gjeneral Brockhart ndoshta ka qenë ndër ato karakteret më të rrezikshme këtë sezon. Tom e Laura kanë mbetur akoma në lojë, me këtë të fundit ndoshta të larguar në mënyrën më të mirë të mundshme. Tom, akoma mbianalizon gjërat.

Dy karakteret kryesore që janë shtuar këtë sezon dhe i kanë dhënë shije dhe kuptim këtij sezoni ndoshta kanë qenë Mark Usher dhe Jane Davis. Në një mënyrë, të dy këto karaktere sikur morën titullin e presidentit dhe presidentes në fund, ose atyre që luajnë kukullat në një shfaqje fëmijësh. Pothuajse. Sidoqoftë, aktrimi i tyre ka qenë i shkëlqyeshëm duke ruajtur atë misterin në thjeshtësinë e tyre të tonit e mimikës. Campbell Scott, e Patricia Clarkson kanë qenë fenomenal, dhe arsyeja kryesore ndoshta pse do të duhej të shihnit këtë sezon të ‘House of Cards’.

Ky sezon nuk është ndoshta ndër më të çmendurit, por mbetet ndër të mirët. Nota personale: 4/5