Film Recensime Filmash

Hiroshima mon amour: Time Indefinite

”Mendoj se në pak vite, në dhjetë, njëzetë apo tridhjetë vjet, ne do të dimë nëse Hiroshima mon amour ishte filmi më i rëndësishëm që nga lufta, filmi i parë modern i kinemasë me zë.” Ky ishte Eric Rohmer, në një diskutim në korrik të vitit 1959 mes anëtarëve të personelit të redaksisë Cahiers du Cinema, të përkushtuar ndaj filmit të parë të metrazhit të gjatë të Alain Resnais, i cili sapo kishte dalë. Vërejtja e Rohmer është në sinkronizim të përsosur me frymën e filmit, i cili, siç thotë më vonë në diskutim, ”ka një ndjenjë shumë të fortë për të ardhmen, veçanërisht ankthin e së ardhmës.” Lexoni një gjysmë shekulli më vonë, ”ankthi i së ardhmës” përshkruan ndjesinë e veçantë që rrjedh nëpër të gjithë filmat e Resnais, para dhe pas Hiroshimas. Në fakt, është ankthi i së kaluarës, e tashmja, dhe e ardhmja: nevoja për të kuptuar saktësisht se kush jemi dhe ku jemi në kohë, një nevojë që shkon përherë e pakënaqur.

A është hipoteza e Rohmer e dobishme? A mundet ndonjëherë të vërtetohet? Shumë do të ofronin kandidat alternativ për filmin e parë modern të epokës së zërit, Citizen Kane, ndoshta, ose Journey to Italy, ose ndoshta Les Dame du bois de Boulogne.Ose, për këtë çështje, Night and Fog i Resnais.Por është e mundur që Hiroshima mon amour është filmi i parë modern i filmit me zë në çdo aspekt të konceptimit të saj dhe realizimit, ndërtimit, ritmit, dialogut, stilit të performancës, perspektivës filozofike, madje edhe muzikës origjinale.

Ata mes nesh që e njohin ”luftën” si një pikë referimi historik, pa një përkujtim nga Hollywoodi ose nga Discovery Chanel, janë pakësuar.Në vitin 1959, vetëm katërmbëdhjetë vjet pas bombardimeve në Hiroshima dhe Nagasaki, Rohmer dhe miqtë e tij të denjë ( duke përfshirë Jean-Luc Godard dhe Jasques Rivette ) ndoshta kishin diçka krejt të veçantë në mendje me kërkesen e tyre për të gjetur një kinema të vërtetë moderne të pasluftës, një që do ti përgjigjjej moralit urdhërues të momentit dhe pastaj disi ta përcaktojë atë moment për të gjithë kohën.Një porosi e madhe.Fakti që filmi i Resnais ka përmbushur një detyrë kaq të vështirë është një tribut për madhështinë e tij.

Statusi i Hiroshima mon amour si moment historik në historinë e filmit është edhe një bekim dhe një mallkim.Mund të jetë e vështirë për audiencat e reja të gjejnë rrugën e tyre për filmin e vërtetë, e varrosur siç është nën reputacionin e saj tmerrues, çështje monumentale, dhe origjinën e lartë kulturore.Ndryshe nga Breathless, me prerjet e saj dhe dritën, ndjenjën spontane, Hiroshima është i bërë me qëllim, së tepërmi i ndërtuar dhe emocionalisht shkatërrues. Ku Godard është i shkathët, Resnais ka një shpinë prej çelikut modernist.Ku filmi i Godard ndjehet si një improvizim free-jazz, Resnais ndjehet si një copë e muzikës atonale me peshën e historinë mbi supet e tij, Ornette Coleman kundrejt Anton Webern.Seriozitet i tillë i qëllimit konsiderohet tani si një krim i lartë në qarqet më kritike.Por kjo është një modë kaluese, dhe asnjë ndihmë apo falje nuk janë të nevojshme për bukurinë e tmerrshme të punuar nga Resnais dhe bashkëpunëtorja e tij kryesore, shkrimtarja e madhe Marguerite Duras.

Nga Kent Jones