Her (2013) – Recensim
Recensime Filmash

Her (2013) – Recensim

Nje eksplorim surprizues, i sinqerte dhe i perzermert i nje storje jo-tradicionale. Her eshte ilustrim i tjetersimit te nje shoqerie ne nje realitet te mjegulluar, me shume se kurre, si pasoje e varesise nga teknologjia. Her na paraqet, nje portretizim te shkurter, te nje bote me teknologji jashtezakonisht te avancuar e qe si storje ka marredhenien mes nje intelegjence artificiale dhe nje qenie njerezore. Nje mesazh i rendesishem ne lidhje me progresin e teknologjise dhe hapin e njerezimit me kete fenomen. Film i shkelqyer qe paralajmeron per efektet qe mund te ketë teknologjia tek lidhjet mes njerezve dhe jeten ne pergjithesi. Her eshte nje drame/romance me momente komike mes shijimit dhe lundrimit neper rreziqet e nje lidhjeje te re dhe krejt ndryshe. Film shume i thelle qe shtjellon ne menyre te perkryer emocionet, ndjenjat e dashurise, lumturise, trishtimit, vetmise.

Performanca e Joaquin Phoenix ka qene prej me te mirave ne periudhen e fundit, absolutisht magjik gjate gjithe kohes. Edhe pse nuk paraqitet asnje minute per gjate filmit, shume kritik e kane cilesu si nje nder filmat me te mire te Scarlett Johansson, e cila i ka dhene nje ngjyrim ekstra filmit, me zerin e saj melankolik duke percu emocionet e duhura ne momentet e duhura, duke e cilesu si zerin perfekt per karakterin e OS.

Her permban nje nder skenaret me te mire ne historine e ketij zhanri, padyshim pika me e fuqishme e filmit. I perpunuar me mjeshteri dhe zgjuaresi. Por kete film nuk e karakterizon vetem nje kategori meqe Her eshte i kompletuar ne cdo aspekt. Pamjet briliante dhe ndriquese te Shanghai-t, perdorimi fantastik i kamerave sidomos ne momentet e fokusimit nga afer te aktoreve qe na mundesojne t’i shohim qarte emocionet e tyre, vecanerisht’ te Joaquin Phoenix i cili shkelqen ne ato momente, e shnderrojne kinematografine e Her prej me te mirave te vitit 2014. I gjithe filmi shijohet akoma me shume duke marre parasysh muzikalin mbreslenes dhe kostumografine elegante te cilat sinkronizohen ne menyre briliante me storjen dhe kinematografine, duke na mundesu me ndje fuqishem cdo minute te filmit.

Cdo skene ne kete film ka permbajtje shume te fuqishme! Ta mbush zemren me lumturi e njekohesisht me pikellim dhe te fut ne konfuzion. Prek te gjitha gjerat me komplekse dhe interesante mbi ate qe ne duhet te pyesim veten rreth asaj se cka do te thote te jesh nje qenie njerezore. Film qe vendos ne pah elemente qe nuk kane kuptim apo qe nuk duhet patjeter te kene kuptim, sic jane dashuria, mendimet, emocionet. Te gjitha jane shume natyrale, i perjetojme, e ne te njejten kohe asnjeri nga ne se kupton se si ato funksionojne. Her vulos dhe ve theks mbi faktin, qe dashuria shkon pertej marredhenieve fizike dhe e shkepute ate (dashurine) nga interesat materiale. Dashuria eshte frymezim per jete, ajo nuk ka cmim, nuk ka forme. Dashuri eshte te hapesh shpirtin tek dikush, t’i lesh ata te njohin enderrat tua, friken tende, mendimet, dobesite dhe shpresen tende.

Pas perfundimit te filmit kur e mendon dhe analizon qe prej dy protagonisteve ne kete lidhje eshte vetem nje qenie njerzore, te bene te kuptosh qe ky eshte nder filmat me te mire romance.

“Sometimes I think I have felt everything I’m ever gonna feel. And from here on out, I’m not gonna feel anything new. Just lesser versions of what I’ve already felt.”