Film

Helen Mirren në Fast 8

Helen Mirren

Aktorja britanike Helen Mirren është në negociata për tu paraqitur në filmin e radhës Fast and Furious, Fast 8.

Këtë e ka konfirmuar vet aktorja në intervistën në lidhje me filmin Eye In the Sky për revistën Elle.

Helen Mirren ka përvojë me filma më shumë komercial se kritik duke u paraqitur në franshizën Red.

Veteranët Diesel, Johnson, Ludacris, Tyrese Gibson, Michelle Rodriguez, dhe shtesat e fundit Nathalie Emmanuel e Kurt Russell dhe fytrat e reja Theron, Scott Eastwood dhe Kristofer Hivju do të jenë pjesë e filmit Fast 8 që do të shfaqet në kinema me datë 14 prill 2017.