Seriale

GoT 6×03 – Recensim me spoilera

got 6x03Tashti, masi u plotsu dëshira e shumicës për mu kthy Xhon Dëbora, a bon me bo ni dëshirë luitje tjetër? A bon, sipas mundsive, mos me pa Melissandren (ma n’fund e qëllova) pa qafore?! Hala kom ankthe prej fundit t’episodit t’parë.

Nuk osht qudi që Dëbora s’ka pa sen anej. Ai osht i lindur për mos me dit e mos me pa sen. Edhe definicioni i zotit sipas egërsinave!!! Pse nime nuk ka hiq zezakë në Game of Thrones?! Ndoshta se ata jon zota për këto egërsinat. Duke u bazu n’thashetheme!!!

Edhe tash rendi për Anglishte t’fillores. Prej përvoje, e dim që njeri që don me vjell s’ka interes për jetë e leje mo për sinonime. Nejse. Vet e ka zgjedh këtë qikën. Dhe arsyeja pse nuk shohim njerëzt tu vjedh para kamerave nëpër filma. Përkundër ktij sinonimi banal, pe qon qikën n’shpi. Good boy Sam! Sami i vogël! Si zakonisht me siguri i gjeni edhe nja 4-5 fëmijë në farefis e shoqni që ngjajnë në Samiun e vogël tani.

Çka po lyp Barni Stinson knej!!! Katër me njo edhe me hup. Nejse kta Starkovitët kurrë s’kan dit me zgjedh shoqninë me mend. Btw Max von Sydow loqkë karakter! Po m’pëlqen ky udhëtim nëpër kohë. Osht shenja e parë e fundit ë Game of Thrones. Krejt e dim që kryhet me sezonin e tetë.

Tash zhvendosemi me ni katund t’Shqipnis malore ku burrat hecin me kuaj e gratë n’kom. Edhe ni shtrigë koka tu lujt me zjarre. Po mungon veq Sali Berisha. Nejse kjo shtriga e paska ftyrën pak a shumë si Sala. Meqë ra fjala, ka kohë që nuk e kemi pa Kalesin cullak! Le të jetë ky ni msim për krejt juve që aspironi mu bo aktore – ju keni nevojë mu zhvesh veq deri t’boheni t’famshme. Masanej angazhohen dublerat, njëjtë si për Dëborën n’fillim.

Qelat djersiten amo i fshijnë djersët ma lehtë. Peshqir para flladitëses, always! Hapi i parë drejt rikthimit t’sundimit të Mereen. S’di pse krejt kjo tollovi kur veq munesh mi lshu dragonjtë. Nejseee… edhe krejt pahiri i msojm se zogjt, nuk jon zogj. Me mujt mu qu e me dal prej shpis qeshtu kur t’vijnë mysafirët dikush si Lanisterat loqkë ish kon. Sigurisht me pas mujt me marr edhe televizorin me veti!

Kur e dim që jemi të pastër? Kur i lajmë gjynahet ma thjeshtë? Kur t’ju teket ‘dijetarëve’ me disa shikime n’YouTube, prej t’cilëve ma i menqur del t’jetë edhe ky tipi që po sundon ashiqare Lëndinën e Mbretit. E mbreti, si çdo mbret fmi 12 vjeçar! Nana, qikat, akulloret – qëllimet primare n’jetë! Plus i aftë për marionetë. Nime a po ju kujtohet Tywin? Fort karakter i mirë osht kon. Tash po merret me inteligjencën britanike n’filma british.

Arja po m’tutet. Shumë rehat isha ndi kur t’ish kry ky transformim në askushen. Ma n’fund!!!

Tek Remziovit ni bisedë shumë banale. Ky Lord Umber po del ni kombinim perfekt i Liam Neeson e Samuel L Jackson. Debutim ma t’mirë n’skenë (s’po m’kujtohet që e kom pa ma herët) moti kohë se ky Lord Umber.

Mësimi i dytë jetësor për sot – vjen ni moment kur duhesh me zgjedh anën e duhur. Kanihere nuk ki kohë me mëndu gjatë. N’ksi kohë osht mirë mos mu ngut me rreziku. S’ka pas sen ma t’mirë këtë sezon se me pa Ollyn t’varur. Dëbora shkoj…

N’krahasim me episodin e kalum, normal që ma i butë, amo sun ringjallin njerëz n’secilin episod. Edhe promo s’po premton kushedi çka për episodin tjetër. https://www.youtube.com/watch?v=MemrSDX5e94