Seriale

GoT 6×02 – Recensim me spoilera

game of thrones 6x02

Brani ish rrit! Bajagi shumë dhe doket si ni mbret i vërtetë. Max von Sydow ka pas punë me t’dekt e t’gjallë edhe osht shumë normale ktu ku pe shohim. Edhe ndjenjë e mirë. Me pa Nedin e vogël bajagi ‘smut’, po me pa Lianën që osht pjesë e teorive majtas e djathtas hala me ‘qartë’. Tani Hodori thotë edhe diçka tjetër!!! Plus krejt këto hala pa kalu 7 minuta!!!

SERIOZISHT MOS VAZHDONI ME LEXU NESE SE KENI KQYR EPISODIN!!!!

Ni derë osht ka thyhet, edhe tjetra ia nis, amo cila do të thyhet e para?! Ato t’cilën e godet vigani i egërsirave. Ky serial osht ka m’prish. Kom besu që Xhofri osht fmija i fundit që kom pas qef me pa t’mytun ktu. Që del tjetri hiq ma larg se ni sezon s’ma ka marr mendja. Xhon Dëbora hala i shtrirë. E ka kry misionin e tij për sezonin e gjashtë. Dy episode. Çka pi vyn ma shumë.

Në Lëndinën e Mbretit ni britanik po zajebat mbretneshën. Osht lodh, edhe tash po urinon. Vigani tjetër del n’skenë. Hala se ka harru atë teknikën edhe obsesionin e tij me kry t’njerzve. Bash na kish kry punë si Qendër tek Colts edhe pse e kem marr njo n’draft. Sersei e ka gjet rojën po pak ma vonë. Vllau i Xhofrit nuk osht Xhofri. Nuk osht as mbret. E Xhejmit i kanë ardh te hunda kta t’dhant mas botës pas vdekjes sikur neve kta kta isisisat që flasin ngjashëm. Paralele e përshtatshme. Knejpari senet jon qetë. Edhe pak!

Tirioni vazhdon mu kon pjesa ma ‘shtenduese’ e serialit. Dialogu i tij osht loqkë bashkë me Varisin. Mirëpo ajo skena me dragoj!!! Mos vet!!! Diçka e madhe po zihet knej. Arja osht shumë e kufizume, po mendoj tregimi për to. Mirë që e kryjti me lypsari edhe pse kisha pas qef me pa edhe ni here tu shit mbushje e cigare..

Remziu s’po doket n’qef. Qajo fjalia e të atit për Xhonin se la bash n’qef. HOLLLLY FUCK! Psikopat hesapi. Xhofri loqkë nkrahasim me kton bre. Phaaa… e tash beben?! Normale osht me prit prej tij kton. Epo, pa befasia ktu! Nejse su vonu shumë për mu kthy aty ku e ka vendin Game of Thrones. Lord Bolton shkoj papa!!!

Edhe Sansa si Arja osht e humbur në kohë e hapësirë. Së paku Theon po kthehet ku e ka vendin. Edhe koha për Laraskën që m’ka hup moti pi radarit. Veç macja pi mungon prej Harry Potter. Hahaha, kqyrja kërcënimin!!!! Okej, e pat edhe ky!! Vllau i ktij po duket bajagi i trent.

Hë, bash n’kohë paska vendos mu kthy Theoni n’shpi! Osht ka m’bon merak kjo ‘what is dead may never die’.

Phjuuu!!! Shyqyr Zotit Misandei koka bo njeri apët. Hala kem ankthe prej episodit t’kalum. Edheee, ma n’fund pytja që krejt neve na intereson. Sër Davos tu aktru si emisar i joni n’film! A ka magji a jo?! Si kanë punët mirë me zotat e tyne kta n’këtë episod. Në asni vend. Okej, tashti magjia!!!! Uh nime, duhet me shkurtu pak mjekrën e mu qeth! Jo që jom bo si Xhon Dëbora, po nejse!!! Ku e kom pa këtë magji që i djegin flokët dikun?! Epo, boll dy episode i ka pas. Jo që ka bo noj punë me nejt shtrit! Mu kon te na se kishin pagu bash bash krejt n’total! Nashta po kryhen mo kto spekulime që gati ni vjet.

Kadale!!! Ujku s’po del hala!!!! JOOOOOO!!!!

Seriozisht?! M’duhet ni promo e episodit t’tretë!!! S’jon normal kta njerz!!!!

Jeta n’pranverë osht veq kalim kohe prej t’diles n’t’dilen tjetër. Ajo periudha ndërmjet si ke si s’ke!!! Tash e gjashtë vjet qeshtu!!!

Btw promo – https://www.youtube.com/watch?v=eCHPLMGclaY

One Comment

Comments are closed.