Seriale

GoT 6×01 – Recensim me spoilera

Xhoni po duket i vdekur. Edhe njana prej teorive t’para që ka qenë – ringjallja me anë të Melisandrës po bjen menihere kur ajo futet n’dhomë. Edhe ajo teoria me ujk nuk po pi ujë. Derisa n’anën tjetër janë mledh ata tradhtarët e vërtetë edhe ia nis urrejtja e parë ndaj atij fmijës. Urrejtja vazhdon me Remziun. Nuk kom prit që Sansa e Theoni jon gjallë. Nuk kom prit as që ajo gruja vigane bashkë me Uillin e Uill&Grejsit del i pshton. Nuk e kom dasht Sansën se osht kon shumë shpirt tragjik, i butë. S’di palidhje. Edhe nuk m’kish prish punë me myt.

Sersei me flokë të shkurta shumë not-hot. Nuk munet kurrë mu kon si te ‘300’shi. Bajagi interesant mi pa Lanisterët qeshtu t’rrënum, edhe pse gjynah që pe hajn ma t’pafajshmit. Edhe mos me besu n’profeci e fat e ksi sene, kur t’bijsh si Sersei po besojshme. Seni ma i mirë që mundemi me bo osht me nejt larg shtrigave, sidomos atyre t’katërshit! (e din ato kush jon) Shtrigë e tillë po duket mu kon edhe Septa Unella. Po kom qef me dit qysh po zhvillohet ngjarja me kta besimtarët.

Kur njo bjen tjetri qohet – muhabet per mbretër e perandorë. Edhe qe ku del tjetri Sersei. Kjo e trenta e Dornes po premton mu kon hala ma e çmendur, edhe ma ndryshe – bitch army (fjalët e tyre, jo t’mijat).

Edhe ma n’fund pak hajgare. Muhabeti i buqes edhe Tirionit vjen bash kur t’vyn mas shumti. Dialog loqkë, llafe me ç’tensionu gjendjen tjerakah. Tani valirishtja e Tirionit!

Nëse kishim bo ni bast – a ma herët bohet guri a del prej friendzone ky mjeshtri i friendzone, çka kishit zgjedh? Sigurisht që guri! Interesant, pak ma ndryshe se ai muhabeti ma nalt, ke muhabeti i ktyne dy romantikëve.

kHali i ri po duket tipik turk, shpellaro-arab në fjalët e atij ‘intelektualit’. Ajo biseda anej, n’tendë ke interesant, po jo edhe përfundimi. Tashti Kalisi po duket se po shkon dikun si Abe Simpsons – n’dom t’pleqve. Arja ka met si e ndamë prej botës.

Edhe gruja e kuqe. Koha me pa jo veq ato, po edhe çka ka vendos me bo. Po çka me pa se?!

N’përgjithësi, pak përgjigje, po prej krejtave ka pak sene. Ni skicë e hollë, gati e padukshme për me nis këtë sezon. Kryesisht jon kon sene që i kemi dit, edhe i kemi prit. Metët me kqyr qysh po ecin punët jo veq te Muri e te fisi i kHalave, po n’tana anët. Ec e prite t’hanen tjetër tash.

N’bazë t’promos, Branni po kthejka, Arja po vazhdojka me trajnimin e karate-kidit, edhe Remziovit po planifikojshin diçka. Uh, edhe po m’doket s’po metët kërkush tek Lanisterët. Plus dragojt!