Seriale

Genius – Sezoni 1

Fillim i mbarë për ‘National Geographic’ në botën e serive me skenar. Ka qenë një fillim jo i lehtë, por i jetësuar me plot sukses.

Të futesh në një botë krejt të re edhe atë duke provuar të sjellësh jetën e njërit nga emrat më të njohur në historinë e njerëzimit nuk ka qenë një hap i marr aq lehtë. Jeta e Albert Ajnshtajn, duke përfshirë çdo cep thelbësor të saj është adaptuar në një seri televizive e cila ka dal të jetë e realizuar për merak.

Kenneth Biller ka bërë një hap të ngjashëm me vet NatGeo, duke kërcyer nga zhanri i serive fantastike-shkencore në dramë të bazuar në ngjarje reale. Noah Pink ka debutuar për merak, dhe nga të dy pres të bëjnë një punë po kaq të mirë edhe me Picasson në sezonin e dytë të ‘Genius’.

Seria nis mirë, me Ajnshtajnin në moshë duke dëshmuar lulëzimin e nazizmit në Gjermani. Skepticizmi i tij ndaj këtij lulëzimi, vazhdon të mbizotëroj derisa provon të bind Elsën që gjithçka do të mbetet mirë. Dhe derisa marrim një pasqyre se çfarë po ndodh, kërcejmë në kohë në rininë e tij ku Ajnshtajn vendos të bëhet shkencëtar. Dashuria në Milevën, karakter i cili gjen dhembshurinë e shikuesve falë vet historisë dhe aktrimit të Samantha Colley. Johnny Flynn luan rolin e Ajnshtajnit të ri. Emra jo aq të njohur. Jo aq sa Geoffrey Rush e Emily Watson që sjellin çiftin Ajnshtajn në moshë.

Aktrimi është i shkëlqyeshëm, nga të katër lartpërmendurit që marrin pjesën më të madhe në këtë seri. Por, skenari, ndarja dhe ngjitja e tij në pjesë të ndryshme jep një seri që arrin të mbërthej të gjitha anët të jetës private dhe personale të Albert Ajnshtajnit, pa dorëza. Kemi të mirat dhe të këqijat, duke mos provuar të na shesin një shenjtorë tek ai. Është skenar i bazuar në librin e Walter Isacssonit pasi ra fjala. Por, i adaptuar shumë mirë në seri. Nota personale: 5/5