gaming

Gamermania – 12 shkurt 2019

Ngjarjet kryesore të javës në botën e gamingut –

  • Respawn ka lansuar një lojë krejt të re të battle royale – Apex Legends. Loja është lëshuar për publikun të hënën, pas viteve të mbajtura si sekret. Është krejt falas, dhe mund të shkarkohet nga Origin në këtë link.
  • Vazhdimi i radhës i Far Cry 5, Far Cry New Dawn, do të lëshohet të premten, më 15 shkurt. Çmimi zyrtar pritet të jetë 39.99$, gjersa në vetitë e saja ka një tregim të ri me armiq të ri, armë, dhe një Akita të re të quajtur Timber që do të mbrojë me jetë. Lansohet për PS4, Xbox One, edhe PC.
  • Të premten vjen edhe Metro Exodus. Paralajmërohet si një lojë me ndryshime rrënjësore, që të gjitha mbi tokë dhe Artyom i cili merr skuadrën e tij me tren nëpër Rusi. Vjen për PS4, Xbox One, dhe PC.
  • Jump Force është loja tjetër që debuton këtë të premte. E dizajnuar për të kënaqur fansat e Weekly Shonen Jump, nuk pritet të jetë diçka me gamë të gjerë. Vjen për PS4, Xbox One, dhe PC.
  • Për Shën Valentin, Skyrim sjell një mod të ri – Enderal. Dhe atë krejt falas. Enderal: Forgotten Stories mund ta merrni falas të enjten në Steam.

Për më shumë na bashkohuni në Maniakë t’videolojave

You might also like

Leave a Reply