Seriale

Game of Thrones kthehet verës

game of thrones

Lajm jo shumë i lumtur për fansat e Game of Thrones.

Seriali për herë të parë do të ketë premierë të vonuar – do të vijë gjatë verës së ardhshme, për shkak të vonesave në xhirim të cilat vijnë si pasojë e mungesës së kushteve klimatike në sheshxhirim.

Lajmi tjetër jo shumë i mirë është që sezoni i shtatë do të ketë vetëm shtatë episode një orëshe. Edhe më i keq është ndoshta lajmi që sezoni final do të ketë vetëm gjashtë episode një-orëshe. Gjashtë sezonet e para kanë pasur nga dhjetë episode.