Seriale

Game of Thrones 6×10 – recensim me spoilera

got 610

Me sa qef e presim këtë ditë t’finales edhe kur t’vjen nisemi mu mërzit. A pritet prilli, a maji, a kushedi kur e nisin?!

Mas krejt atyne çka kan ndodh në episodin e kalum s’pres me kon nojsend qe na shtyn me bo 7here wow.

E tash…

Lanisterët rend edhe ky plaku – ‘kur t’narthin komt t’nerth kejt trupi’ (me t’knaq interneti me ksi sene). Trump, Boris Xhonson, Xhofri, tash Tomen – lista e bjondave të urryer veq po zgjatet.

Muzika e mirë tashti edhe çka osht ky, gjykim? S’besoj që edhe ni ‘walk of shame’. Ftyra e ktij plakut të Margaritës shumë sheksperiane. Tashti qetsi… ose jo… po vazhdon muzika. Okej, e dim që osht trillim, amo grand maester hala me qika a?! N’atë moshë?! Nejse, tash qetësi përnime se erdhën kta…

Qysh e shtyn ky plaku, cilat krime?! Po krejta, çka t’thujsh. Po m’doket plan ky i Margaritës! S’osht kon vetvetja episodeve t’fundit! Snickersat jon harxhu n’King’s Landing. Paramendo kta ‘konspiracionistat’ kur ta shohin dritaren tek ky vendi tu thon ‘jaaa, po krejt kjo osht pjesë e mashtrimit t’madh, s’bon me kqyr këtë serial.’ Mos ju folni mo kurrë! Dysh, tresh, çkado boni veq mos i leni me hap gojën për seria.

Ky Lorasi tashti mu bo si ky plaku a?! S’paku Margarita s’vyn mu tut që ka mu turpnu si Sersei. Btw ku osht Sersei e Tomeni?

Vvv… gërditshëm. Okej, kjo muzikë nuk osht ka m’pëlqen. Diçka po zihet. Tutjuni robotikës. Nejse ne ti tuten fmija, nesër masnesër prindt mujn me pru ksi bisha robota mos me i lon me dal fmin prej dhomës. Plus ja marrin telefonin!!!

Mbretëresha nonë… plani i Margaritës s’osht ka shkon qysh t’duhet… çfarë plani ka Sersei?! Muzika osht ka m’pëlqen, tepër, amo diçka osht ka mbulon kjo muzikë. Jo jo… edhe grand Piselin a?! Prej fmive a?!!!!!!!! Khuuuuu… s’met sen pa u pa ktu… kjo pak e tepërt…

Kush pi fol ktij…. ihuuuu…. edhe kton a?! Ç’dreqin kanë kta fmija sot?!

oOo… po m’doket pe di çka po ndodh!!!! Po tybe, diçka s’osht n’rregull… Margarita mirë e ka… m’doket edhe ky këmbëzbathuri e kuptoj sa sahati… gjelbërt…. bum…

khuuuuu….

hahahahha… s’osht mirë kjo gru…

paska hala a?!

Osht prit kjo… hakmarrje n’stilin e Serseit… hahahah… çfarë rrëfimi?! :O

Phaaa…. Sersei…

Whaaaat…. fmi mo… i ka vdek mbretëresha tash hajde me myt vet… çfarë pelene ky Tomeni… s’osht fundi botës o mut… nejse për ty osht… ja pafsh hajrin, selam abejës… edhe ai qasi si ti osht kon… nejse ma i mirë… kërkon s’ka me marr malli për ty…

Laraska pa macen e tij… argus filqi… bajagi i rond me fjalë… nejse, as kingSlayeri se la keq…

Ooo ni snickers për Sersein!!!

Semi me familje… moti se kom pa veq sa herë që ta shoh m’kujtohet Semi i LOTR… ha, qy edhe ni ndertësë si te LOTR… hahaha… jeta osht e parregullt, fjalë t’mençura Sem… he more Sem, bash ‘huu’… po a lexohen kejt kto… ai libri i George Martin mërzi mu lexu e leje mo kto…

Dëbora…

Qërim hesapesh tash… Melissandre e pakapshme për kah bukuria n’këto toka knej… ajo skenaaaa veq… fakit…

Ç’dreqin ka Sër Davos… nejse kjo se ka keq, përkundrazi… seriozisht Dëborë… njeri ajo t’ka qu prej dekmive… phuuu… po pse more?! O dud… po a zgjedhet Sër Davos para Melissandres… nejse, Dëbora s’din gjA…

N’anën tjetër Sansa osht bo shumë e mençur… si besohet pjetrit… ma n’fund erdh DIMRI… p.s. po du borë, right here right now…

Kta hasmit e Serseit kokan bo bashkë… amo jo për me qajt halle… kjo gjyshja mirë po e lun… kah dul ky ktu?!

Deni+Dario… joooo… shut up Deni… oooo Dario <3…. fakju Deni… fakjuuu… awwww…. shut up, both of you… #heartbroken

Khuuu, mos deshte edhe me kajt për ty?! Ashiqare po doket çfarë aleance po bon Deni… jo që s’bon Tirioni, amo…. po kush nuk osht cinik… edhe ju jeni… bajagi cinika (Që mban qëndrim përbuzës e tallës kundrejt normave të moralit dhe kundrejt çdo gjëje që është pranuar e që nderohet nga të tjerët)…

Ani… qeshtu bon, amo romancë n’mes ktyne dyve jooo…

Laraska… s’ka faj… s’din as sa gra, as vjet i ka…. dafuq!!! Kush dreqin osht kjo?! Lanisterët?! Nooooooo….. phaaaaa…. Starqet jon kthy fort…

Ajo buzëqeshje… a kan more zemër femrat n’këtë dynja t’Martinit?! Jo, se jav kanë coptu qe gjashtë sezone rend… ani mo Sansës… ma n’fund Pjetri pe kallxon veten… amo, s’ndodh ky sen… s’dojm me ndodh ky sen… shumë gërrditshëm… Sansa me burrin e tezes…. uek…

Mos e përjashtoni Benxhenin pi tregimit… shumë misterioz, i çuditshëm n’muhabetin për t’dekmit…

Tash me Nedin e ri, binjakun e Barney Stinson… kjo Liana e famshme… dmth ajo teoria r+l=j s’koka kon veq hajt… pak ka pak pe gjejm fundin… ma e keqja osht që e kanë parashiku… edhe nuk osht çudi me parashiku, popullariteti sjell shumë ide, edhe njona patjetër që ka me kon e saktë…. edhe george i ka limitet e veta, sun mendon diçka që se mendon kërkush prej miliona vetave që e kqyrin këtë send… tash e tutje luani nuk lexon mo kurrfarë teorie për Game of Thrones… surprise me, George, edhe nëse osht 2018shi kur e msoj fundin… për diçka si kjo ja vlen me prit…

Dëbora osht nipi i Nedit, ndryshe as sun na e vizatojnë… dheeee ja edhe ni mbretëreshë…. seriozisht njerëz, Game of Thrones osht seriali ndoshta ma feminist që keni pa… mbretëresha n’tana anët, and I like it…. çfarë fjalimi bre <3 loqkëëëë…. phaaaaaa….. loved it….

THE KING IN THE NORTH…. loqkë osht ka bohet breeee…. tasht ky tjetri?

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH

THE KING IN THE NORTH…

jeta osht e mirë… dimri osht i gjatë… kur vjen prilli?!

Qe, edhe ni mbretëreshë… ma n’fund edhe ashiqare, ajo që deri tash edhe e ka sundu jo veq King’s Landing…

Tash kta t’hekrit… edhe kta t’Denit…. anijet… dragojt…

Njerëz, serial ma t’mirë s’osht bo n’histori t’njerëzimit… unë s’kom pa prej atyne që i kom kqyr e që sipas TVShowtime jon 318 seriale me 13 mijë episode…

Mos lypni me gjet diçka ma t’mirë deri t’vjen prilli… thjesht kaloni kohën se qe gjashtë vjet tri stinët tjera t’vitit pi kalojm tu prit me ardh pranvera me GoT… edhe çfarë pranvere po na pret kysmet….