Game of Thrones 4×06 – Recensim

vlcsnap-2014-05-15-16h26m24s71

Diçka nuk është në rregull me këtë sezon të ‘Game of Thrones’. Gjërat janë duke shkuar aq shumë mirë sa që mund të na ndodh diçka tmerruese që të baraspeshojë kënaqësinë tonë me zhgënjimin. Nuk besoj që diçka mund të kalojë dasmën e sezonit të kaluar, por, George Martinit kurrë nuk i dihet.

Ishte ndër episodet me fundin më të mirë. Fjalimi i Tirionit ishte rrëqethës. Pas të gjithë atij gatimi që i kishin përgatitur edhe me Shej, fjalimi përmbyllës i tij ishte një shpagim që më kënaqi, besoj jo vetëm mua.

Tashti, interesante ishin dëshmitë. Edhe pse ‘doktori’ jepte versionin e tij të përkryer, dëshmia e Shej ishte më fascinantja. Nuk ishte e mundur të dalloje a dëshmonte me dëshirën e saj si mënyrë hakmarrjeje ndaj Tirionit, apo ishte e detyruar Sersei. Sidoqoftë, dëshmia e saj ishte shumë kreative për neve si shikues që e dimë të vërtetën se si kanë rrjedhur gjërat.

Edhe dëshmia e Lord Varisit ishte interesante. Kuptohet, jo si ajo e Shej, por, karakteri i tij vazhdon të mbetet njëri ndër karakteret më enigmatike në serial.

Mund ta konsideroj si episodin e tij, edhe pse besoj që përleshja gjykuese mund të përqendrohet edhe më shumë në karakterin e tij. Kam frikë se mund të mbetemi pa të, por, ku do të ishte interesimi ynë për të vazhduar të shohim më pas serialin? Edhe sikur të mbyste të gjithë George përsëri do ta shikojmë sepse është ngjitës.

Pos Tirionit e patëm një pjesë edhe për Theonin. Krejt i ndryshuar, tani më një këlysh, Theon duket se ka humbur në tërësi. Derisa nuk pres ditë të mira për të, krejt e kundërta mund të ndodh me Stanisin. Por, nuk do të kemi vetëm Baratheonin dhe Lanisterët në luftë për fronin. Tashmë kanë nisur të bisedojnë edhe për Denerisin.

E ajo nuk po kalon lehtë me detyrën e mbretëreshës. Vazhdojnë sfidat në sundimin e saj që na bën të dyshojmë se sa e suksesshme do të jetë në marrjen e fronit, nëse do të provoj ta bëj këtë.

Nuk patëm asnjë Stark në këtë episod. Por, do të shohim në episodin e radhës më shumë nga ta. Gjithashtu mbetet të mësojmë edhe fatin e Tirionit.

Përfundimisht njëri ndër episodet më të mira të këtij sezoni, së paku fjalimi i Tirionit – njëra ndër pjesët më të mira të serialit.

You might also like