Seriale

Game of Thrones 4×05

vlcsnap-2014-05-08-09h47m17s117

Derisa mendoja javën e kaluar se ‘kishim mësuar shumë’ për Baleishin, vjen episodi i radhës ku mësojmë se vet ai është mjeshtri pas pothuajse çdo tragjedie që ka prekur mbretërit dhe njerëzit e mëdhenj në King’s Landin. Rrenat e tija nuk duken se kanë skaj. E fundit është ajo ndaj Sansës, të cilës i premtoi shtëpinë, por, duket se do të mbetet e ngujuar me të.

Çuditshëm ishte për Sersein. Ishte një Sersei krejt ndryshe, e butë, e sjellshme, e kuptueshme, e qetë! Krejt ndryshe nga dy episodet e kaluara kur ishte në gjah për hakmarrje. Por, sigurisht është duke planifikuar diçka. Edhe ajo bisedë e çiltër me Marzhorin ishte diçka që nuk pritja në atë moment nga nëna e mbretit të vjetër dhe tani të ri.

Kurorëzimi i mbretit të ri vjen pas episodit të kaluar kur e pamë atë më shumë në plan të parë. Gjithashtu ajo skena e tij me Marzhorin na tregoi kufijtë ku nuk do të futet Game of Thrones – marrëdhëniet ndërmjet një të rriture dhe një të mituri. Shyqyr Zotit që diçka qenka ‘e tepërt’ këtu, sidomos pas atij episodi kur u sakrifikua një foshnjë e porsalindur.

E në Veri, Starkët ishin afër bashkimit. Por, nuk ndodhi. Branni zgjodhi rrugën më të dhimbshme dhe më të dobishme. E Xhon Snou dhe kolegët e tij treguan një anë të errët të Kujdestarëve të Natës. Shfaruan një bandë që e kishte merituar një shfarosje edhe më të pashpirt pas episodeve të mëparshme. Ishte një nivel tjetër lufte për Xhonin.

Ndërkohë Kalisi dëshiron të shijoj pak rolin e mbretëreshës. Për pak kohë duket se nuk do të kemi aksion matanë detit.

Nuk besoj që Kalisi do të kthehet në fron, në luftë për të më saktë kaq herët. Besoj që ka kohë për këtë. Ndoshta ka ardhur koha që të shohim dy Starkë bashkë. Çfarë do të ndodh tani me Baelishin mbetet pjesë interesante për episodet vijuese. Edhe sa sekrete dhe të bëma të tij do të mësojmë? Mendoj që episodi i ardhshëm do të na jap më shumë Tirionin në plan të parë. Nuk besoj që do të dënohet, por nevojitet pak informata për vrasësin tjetër eventual që të shpëtoj ai, mendoj. Ju nevojitet një i dyshuar tjetër, i ri, dua të them.

Kemi edhe gjysmë sezoni për të shijuar.