Seriale

Game of Thrones 4×04 – Recensim

vlcsnap-2014-05-03-13h43m09s60Shumë sekrete, fshehtësi mësuam në episodin e fundit. Së pari, të nisim nga vdekja e Joffrey. Duket se ka një lidhje në bashkëpunim ndërmjet Baelishit dhe Olennas. Ose vetëm një deklarim i tyre se kanë gisht në vdekjen e tij. Do të mbetet kohë deri të zbulojmë vrasësin e vërtetë, arsyen, metodën, edhe pse për të gjitha morëm nga pak fakte në këtë episod.

Lannisterët duket se po ndahen. Jaime duket të dalë në anën e mirë, përkrah Tyrionit që është i preferuari nga kjo familje për shikuesit. Së paku për mendimin tim, për shumicën. Apo ndoshta vetëm fakti që Brienne e ka prekur në një pikë të dobët. Por, sidoqoftë ishte një episod që kulmoi me këtë ‘përmirësimin’ e karakterit të Jaime.

Kur jemi tek fshehtësitë më në fund, pas një sezoni e gjysmë gati pamë krijesat e frikshme. Dhe mësuam se për çfarë u nevojiten foshnjat, dhe çfarë u bëjnë atyre, edhe pse kjo ishte e pështirë. Akoma po presim dimrin, dhe ardhjen e tyre.

Në anën tjetër, Jon, i vetmi prej Starkëve të lirë tani niset për në mision për të mbrojtur Veriun. Sa ka gjasa që dikush prej Starkëve të përfundoj në fronin e mbretit. Do të dukej e drejtë, por kemi edhe Daenerysin aty.

E Daenerys bëri gjënë e parë që nga fillimi që ndoshta mund të mos na pëlqej, por nuk besoj që do të ketë ndikim në njollosjen e karakterit të saj. Më shumë ishte një formë hakmarrjeje, edhe atë në nivelin e parë. Tani mund të paramendojmë shkallën e hakmarrjeve tjera derisa kthehet në King’s Landin.

Dhe në fund, përsëri tragjedia godet Starkët. Brann dhe të tjerët përsëri janë kidnapuar. Nuk mbetet kush i lirë nga kjo familje, të cilën duket se e urren nga zemra George Martini J

Episodet vijuese pritet të jenë edhe më interesante. Besoj që do të kemi më shumë aksion të nomadëve të veriut, krijesave të frikshme, në njërën anë dhe Lannisterët dhe Tyrrellët në tentim për të marrë pushtetin.