Filma

“Flaka e Janarit” i hapë dyert Festivalit të Filmit “Film Flaka”

Manifestimi kulturor “Flaka e Janarit” në Gjlan sivjet shënon përvjetorin e 25-të, e cila njëherit edhe i hapë dyert filmit shqiptar, një fillim ky i rëndësishëm për rikthimin e kulturës së filmit dhe kinemas në këtë qytet. Për herë të parë në kuadër të këtij manifestimi kulturor do të mbahet edhe Festivali i Filmit që është quajtur “Film Flaka”. Këtë edicion do ta hapë filmi “Ballkoni”, i regjisores kosovare Lendita Zeqiraj, transmeton KultPlus.

Janë gjithsej katërmbëdhjetë filma të metrazhit të shkurtë në programin e Festivalit të Filmit “Film Flaka”, të cilët do të shfaqen me datat 13, 14 dhe 15 janar. Filmi “Ballkoni”, me regji të Lendita Zeqiraj do të hapë këtë festival që konsiderohet të jetë i pari në kuadër të Manifestimit Kulturor “Flaka e Janarit”, në Gjilan. Përgjatë tre ditëve në këtë festival do të prezantohen edhe filmat: “Heshtje” me regji të Bekim Gurit, “My City Screams” me regji të Ibrahim Dearit, “Tre” i Arijan Dalladakut, “Sonata” i Durim Kryeziut, “Kolona”, i Ujkan Hysaj “Dita e Pensionimit” Fisnik Muji “Capsule” Irdit Kaso, “Era”, Besim Ugzamjli, “Hekurishtja” Burim Haliti, “Vllau jem” Burim Baftiu, “The Seed” Gëzim Ramazani, “Balkan” Kirks Dumo e “Qyteti i Zi”, Dibran Fylli”.

Sipas organizatorëve bëhet e ditur se përgjatë këtij festivali do të realizohen edhe filma brenda 48 orëve sa do të zgjasë edhe festivali, transmeton KultPlus.